Statujë gjigande prej ari për qenin e preferuar të presidentit 0 51

Presidenti i Turkmenistanit i ka bërë racës së tij të preferuar të qenve me nderin më të lartë – një statujë gjigande prej ari.

Gurbanguly Berdymukhamedov përuroi të martën statujën e 6 metra të lartë të qenit Alabay në kryeqytetin Ashgabat.

Alabay është një varietet turkmen i qenit të stanit të Azisë Qendrore dhe është listuar në trashëgiminë kombëtare të vendit.

Nuk është hera e parë që raca nderohet nga presidenti pasi vitin e kaluar ai i kushtoi një libër Alabayt.

Pavarësisht nga madhështia e statujës, shumica e popullsisë së Turkmenistanit është e varfër. Ai vlerësohet si vendi me më pak liri në botë nga organizata e lirisë së shtypit RSF, madje edhe më poshtë se Koreja e Veriut.

Statuja është e vendosur në një zonë rezidenciale të krijuar për nëpunës civilë, sipas Eurasianet.

Ajo përmban një ekran LED me pamje video të racës në situata të ndryshme. Është e paqartë se sa ka kushtuar ndërtimi i statujës.

Media shtetërore thotë se statuja pasqyron “krenarinë dhe vetëbesimin” e racës.

Por presidenti Berdymukhamedov nuk ka dashuri vetëm për qentë. Ai ka folur për pasionin e tij për kuajt vendas Ahal Teke, të njohur për bukurinë dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Në vitin 2015, u zbulua një statujë e artë e presidentit që kalëronte një kalë të tillë./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jetesa në Korenë e Veriut, Kim Jong-un e pranon: Po përjetojmë një situatë të tensionuar 0 16

Si rrallëherë, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka pranuar se situata ushqimore në vendin e udhëhequr prej tij është e tensionuar.

Kështu të paktën ka deklaruar mediat shtetërore në Veri, ku thekson, se alarmi është dhënë duke pasur parasysh edhe ‘zinë e urisë’ që kaploi vendin në 1990, e situata ishte vërtetë alarmuese. Koreja e Veriut, vuan nga një mungesë sistematike e ushqimit, e në vitin e fundit, përshirë pandeminë dhe përmbytjet e shumta, situata është bërë akoma dhe më e vështirë.

Duke folur në një takim plenar të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve, sipas agjencisë zyrtare KCNA, Kim tha se ekonomia është përmirësuar këtë vit, me prodhimin industrial me 25% krahasim me vitin e kaluar.

“Situata ushqimore e njerëzve po tensionohet pasi sektori bujqësor nuk arriti të përmbushë planin e tij të prodhimit të drithërave për shkak të dëmtimit nga stuhitë e vitit të kaluar”, mësohet të ketë thënë Kim.

Shpërthejnë sërish tensionet, Izraeli sulmon Gazën pas lëshimit të balonave të zjarrit 0 12

Izraeli filloi sulme ajrore në Gaza pasi militantët palestinezë lëshuan balonë zjarrëvënës në Izraelin jugor, njoftoi ushtria izraelite. Shpërthimet në Gaza u dëgjuan në orët e para të së mërkurës (16 qershor).

Ky është sulmi i parë që nga arritja e armëpushimit që u dha fund luftimeve 11 ditore, muajin e kaluar.

Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tha se avionët e saj luftarakë goditën “përbërësit ushtarakë që i përkisnin organizatës terroriste Hamas”.

Balonët e zjarrit kanë shkaktuar rreth 20 zjarre në Izraelin jugor, thanë zjarrëfikësit lokalë.

Ushtria izraelite tha se është e gatshme për të gjitha skenarët “përfshirë rifillimin e luftimeve përballë akteve të vazhdueshme terroriste që vijnë nga Gaza”.

Burimet palestineze të cituara nga AFP-ja thanë se forca ajrore e Izraelit shënjestroi të paktën një vend në lindje të Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës.

Nuk kishte asnjë informacion për viktima. Në Gaza jetojnë rreth 2 milionë banorë.

Incidentet erdhën pasi grupet e ekstremit të djathtë në Izrael mbajtën një marsh kontrovers në Jerusalemin Lindor më 15 qershor. Qindra nacionalistë brohorisnin “vdekje për arabët”.

Marshimi vjetor që shënon kapjen e Jerusalemit Lindor më 1967 zakonisht kalon përmes lagjes myslimane, por autoritetet izraelite ndryshuan rrugën për të shmangur zonën.

Palestinezët e shohin marshin si provokim ndërsa Fatah e Hamas, dy organizatat më të mëdha palestineze, kanë bërë thirrje për “ditë të zemërimit” në Gaza dhe Bregun e pushtuar Perëndimor.

Mbajtja e këtij marshimi ishte një sfidë për kryeministrin e ri të Izraelit, Naftali Bennett.

Ai morën detyrën më 13 qershor dhe i përket krahut nacionalist të vijës së ashpër.

Bennett e mori detyrën nga ish-kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili u rrëzua nga pushteti pas 12 vjetësh.

Qeveria e autorizoi mbajtjen e marshimit, pavarësisht se kishte shqetësime se do të mund të rriste tensionet.

Bennett dhe koalicioni i tij do të ishin kritikuar për kapitullim para Hamasit nëse qeveria do ta anulonte atë.

Nga luftimet në muajin maj mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit mbetën të vrarë 260 palestinezë, përfshirë disa luftëtarë, thanë autoritetet e Gazës. Në Izrael, 13 njerëz u vranë, duke përfshirë një ushtar, nga raketa të lëshuara nga Gaza, thanë policia dhe ushtria.

Izraeli, SHBA-ja, BE-ja dhe vende tjera e konsiderojnë Hamasin si organizatë terroriste./REL