Sport / Marash Kumbulla infektohet me COVID-19 0 52

Mbrojtësi i kombëtares shqiptar, Marash Kumbulla  ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kështu, Kumbulla nuk mund të luajë ndaj Kosovës, Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Futbollisti shprehet se nuk ka simptoma dhe se është mirë.

STATUSI NGA MARASH KUMBULLA

Pershendetje te gjitheve! Që nga tamponi i fundit kam dalë pozitiv për Covid-19, por për fat të mirë jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë. Askush nuk mund të thuhet se është plotësisht i sigurt nga ky virus, kështu që unë do të doja të sensibilizoja të gjithë ju që të shmangni sjelljet që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe të të tjerëve. Përshëndetje për të gjithë fansat dhe një mendim afeksioni për të gjithë njerëzit që po kalojnë një kohë të vështirë. Do të shihemi së shpejti në fushë! #StaySafe # MK24 #ForzaRoma./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme”, presidenti Meta reagon për ndarjen nga jeta të Marko Bellos 0 2

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit të PS-së Marko Bello.

Meta shprehet se Bello la pas një dhimbje të madhe, duke shtuar se ai ishte bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali dhe qytetari model.

foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!null

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!

Ngushëllimet më të ndjera!

Përherë i paharruar në kujtimet tona!

LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO! //B.W

Malësore 24 karat, vajza e Emina Cunmulajt u jep mësime valleje shokëve të klasës 0 3

TIRANE

Një familje aq e pasur sa e Eminës dhe bashkëshortit të saj Sam, të jep përshtypjen se e kanë shumë të thjeshtë të shohin jetën e tyre komode, pushimet, rrobat e shtrenjta, udhëtimet e largëta.

Por jo! Emina i bën të gjitha këto, por e kthen përherë kokën pas duke mos harruar asnjëherë origjinën e saj. Por modelja shqiptare  tashmë po u mëson edhe vajzave ta kthejnë. I sjell çdo herë në vendin e saj, u flet shqip dhe tani po na tregon edhe që u mëson vallet tona, traditat.

Këtë herë Emina e ka veshur vajzën me kostum popullor malësoreje. Sepse Ella ka një mision të veçantë. Do t’u mësojë shokëve të klasës të kërcejnë shqip.

“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”-shkruan Emina.

Shokët e Ellës nuk e njohin muzikën tonë, ama një gjë është e sigurt, e njohin-se njohin do kërcejnë të gjithë. Ritmeve të valleve tona nuk u reziston kush!

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

//B.W