SpaceX lëshon ekuipazhin e dytë me astronautë në stacionin hapësinor 0 16

Një ekuipazh prej katër personash në bordin e një kapsule SpaceX u ngrit me sukses nga Cape Canaveral duke iu drejtuar Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, thanë mbikëqyrësit e misionit.

Të tre burrat dhe një grua hipën në automjetin e ripërdorshëm të Falcon 9 të SpaceX.

Ata janë ekuipazhi i dytë që transportohen në stacionin hapësinor nga kompania private e hapësirës ajrore amerikane e themeluar nga Elon Musk.

Për shkak të parashikimeve të pafavorshme të motit, nisja në shtetin amerikan të Floridës të planifikuar fillimisht për të enjten është shtyrë për të premten herët.

Të katër astronautët pritet të ankorohen në stacion të ditën e shtunë.

Ekuipazhi përbëhet nga dy astronautë amerikanë, Shane Kimbrough dhe Megan McArthur, si dhe japonezi Akihiko Hoshide dhe francezi Thomas Pesquet.

Pesquet është astronautja e parë i Agjencisë Evropiane të Hapësirës që fluturon me stacionin hapësinor në bordin e një kapsule SpaceX Creë Dragon. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web” 0 29

Një ditë më parë u raportua për shumë adresa Facebooku të hakeruara, ndërkohë që tani është lëshuar alarmi për një tjetër platformë, Linkedin. 500 milionë profile të platformës profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë janë në shitje në “Dark web”.

Pas rastit të miliona profileve të Facebookut të hakeruar dhe kthyer ‘online’, është ndezur alarmi edhe për një tjetër vjedhje të dhënash. Këtë radhë bëhet fjalë për 500 milionë profile në Linkedin, platformën profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë. Sipas kërkuesve të Cyber News, arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linçeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.