Sot, zgjedhjet presidenciale në SHBA, kur pritet të dalë rezultati? 0 57

Donald Trump dhe Joe Biden do të shkojnë ballë për ballë në zgjedhjet presidenciale të SHBA 2020 dhe rezultatet do të shpallen po sot.

Ish zv/presidenti Biden aktualisht është duke udhëhequr në sondazhet e momentit, por zgjedhjet mund të vendosen nga një pjesë e shteteve që mund të lëkunden për secilin kandidat.

Shumica e votuesve pritet të vendosin midis kandidatëve nga Demokratët (partia liberale, e majta e qendrës) dhe Republikanët (partia konservatore, e djathta e qendrës).

Zgjedhjet do të zhvillohen sot, e martë, 3 nëntor 2020. Zgjedhjet presidenciale zhvillohen gjithmonë të martën e parë pas 1 nëntorit.

Kandidati i parë për të fituar një shumicë prej 270 votash elektorale nga 538 gjithsej në dispozicion fiton Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i ri do të bëjë betimin në 20 Janar 2021.

Si funksionon votimi?

Qytetarët amerikanë që drejtohen në qendrat e votimit do të votojnë si  “zgjedhës” në shtetin e tyre.

Sa më e lartë të jetë popullsia e një shteti, aq më shumë zgjedhës ka ai shtet. Gjashtë shtetet më të mëdha janë California, me 55 vota elektorale, Texas, me 38, New York, me 29, Florida, gjithashtu me 29, Illinois, me 20 dhe Pennsylvania, gjithashtu me 20.

Kandidati i parë për të fituar një shumicë prej 270 votash elektorale nga 538 gjithsej në dispozicion fiton Shtëpinë e Bardhë.

Vota popullore – numri i madh i votave të marra nga secili kandidat – nuk ka asnjë lidhje me përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve të përgjithshme.

Kandidatët humbës kanë fituar herë pas here votën e popullit, por kanë humbur votën elektorale, siç ndodhi me Al Gore në 2000 dhe Hillary Clinton në 2016.

Kur do t’i dimë rezultatet e zgjedhjeve?

Miliona amerikanë që nuk kanë votuar me vota postare do të drejtohen sot në qendrat e votimeve.

Mediat do të përpiqen të parashikojnë se cili kandidat ka fituar, por këto parashikime nuk janë përfundimtare ndërsa fletët e votimit me postë akoma numërohen.

Por, gjithsesi sot pritet që Amerika të ketë zgjedhur presidentin që do e udhëheq për katër vitet e ardhshme.\n24

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19’, mjekja shqiptare PARALAJMËRON prindërit, ja çfarë doli nga testi i 9-vjeçares 0 14

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të moshave të reja, të infektuar me koronavirus.

Po ashtu, është ngritur alarmi për shtimin e numrit të fëmijëve të shtruar te Pediatria në QSUT, të cilat janë infektuar me Covid-19.

Mjekja Lida Shosha ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

Postimi i plotë

Femijet po infektohen ne masë. Kujdes!!! Femijet infektohen dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj. Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.

Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor. Bejini tampon femijeve. Ne te njejten dite, serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.

Tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e #riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.

//NewsBomb

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱