Sot Kuvendi në seancë plenare, shqyrtohet zgjedhja e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe dekreti i Metës për buxhetin 0 27

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku do të diskutojë disa projektligje të rëndësishme. Kështu, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për një ndryshim në ligjin, “Kodi i Procedurës Penale i Republikëssë Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Sot pritet të shqyrtohet edhe projektligji “Për disa ndryshime në ligjin, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””.

 

Sot do të shqyrtohet edhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për një ndryshim në ligjin “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar””. Në shqyrtim do të merret sot edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për armët”.

Sot do të diskutohet edhe projektligji “Për regjimin fiskal në sektorin hidrokarbur”. Gjithashtu Kuvendi sot do të diskutojë edhe projektligjin “Regjistri Qendror i Llogarive Bankare”. Sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për ndryshimet klimatike”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për faljen e detyrimeve të ushtarakëve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore, të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent për huamarrësin, dhe Bashkimit Evropian, si huadhënës, për ndihmën makrofinanciare për Shqipërinë”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Malit të Zi, përfaqësuar nga Zyra e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Europian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë në seancën e sotme edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Europiane, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

Në seancë do të shqyrtohet edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Europian, dhe Komisionit Europian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

Kuvendi do të shqyrtojë sot edhe Dekretin e Presidentit të Republikës, “Për kthimin e ligjit “Për metrologjinë”. Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe Dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit “Për buxhetin e vitit 2021”. Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”.

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kujdes, këto akse rrugore janë të rrezikshëm nga ngrica, ARRSH: Mos kaloni pa zinxhirë! 0 6

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore të vendit, për shkak të motit të acartë që ka përfshirë vendin.

Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët bore në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese, teksa qarkullimi në këto rrugë kryhet pa probleme.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët 🌧në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, 🚜 ku është punuar me shpërnadrjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme🚖
null📌Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave ❄️në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë✔️

//B.W

Humbin jetën 23 persona pas marrjes së dozës së parë të vaksinës antiCovid në Norvegji 0 5

Zyrtarët norvegjezë po rishikojnë këshillat e tyre për të gjithë ata persona që marrin vaksinën anti-COVID. Agjencia Norvegjeze e Barnave raportoi se 13 persona të moshuar që morën një dozë të vaksinës humbën jetën pas efekteve anësore.

Në total 23 qytetarë kanë humbur jetën pasi morën vaksinën e Pfizer. Të gjitha rastet u shënuan tek pacientë në shtëpitë e të moshuarve, mbi moshën 80 vjeç. Ethe, të përziera dhe diarre ishin ndër efektet anësore tek 13 prej tyre bën me dije zyrtarët, çka dhe mund të kenë çuar në vdekjen e këtyre personave.

Rregullatorët tani ia lënë në dorë mjekëve që të konsiderojë se kush duhet të vaksinohet.

“Nuk ka ndonjë lidhje të caktuar midis këtyre vdekjeve dhe vaksinës. Ajo që themi është se nëse keni pacientë shumë të dobët, shumë të sëmurë dhe që kanë një jetëgjatësi të shkurtër, duhet të bëni një vlerësim shtesë të përshtatshmërisë së vaksinimit të këtyre pacientëve”, u shpreh Steinar Madsen, mjeku kryesore i Agjencisë.

“Ekziston një mundësi që këto reaksione anësore të zakonshme, të cilat nuk janë të rrezikshme për pacientët më të rinj, mund të përkeqësojnë sëmundjet tek të moshuarit”,- tha Madsen.null

“Ne nuk jemi të alarmuar për këtë, sepse këto janë dukuri shumë të rralla dhe ato ndodhën në pacientë shumë të dobët me sëmundje shumë të rënda”,- theksoi ai.

“Tani po kërkojmë që mjekët të vazhdojnë me vaksinimin, por të kryejnë vlerësime shtesë të njerëzve shumë të sëmurë, gjendja themelore e të cilëve mund të përkeqësohet.”

Në raportin e saj, Agjencia Norvegjeze e Barnave tha se një total prej 29 personash kishin pasur efekte anësore nga vaksinimi COVID-19, 21 gra dhe tetë burra. Në shtetin nordik më shumë se 30.000 persona janë vaksinuar në javët e fundit.

Në të gjithë botën, pas çdo fushatë vaksinimi masiv duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të përfshirë, zyrtarët presin që të raportohen vdekje dhe efekte anësore të rënda.

Por, përcaktimi nëse vaksina shkaktoi ose jo vdekje mund të jetë shumë sfiduese dhe kërkon që të gjitha shkaqet e tjera të mundshme të përjashtohen.//B.W