Sot keni një arsye më shumë për të lënë cigaren 0 26

Është Dita e Tokës. Prej vitesh, organizatat për mbrojtjen e planetit bëjnë thirrje të ndalojmë çdo veprimtari që po ndikon negativisht tek mjedisi, siç është përshembull krijimi i mbetjeve apo ngarja e makinave që prodhojnë tym. E ndërsa po ndërmerren masa të rëndësishme ligjore sa i takon makinave për t’i zëvendësuar me ato elektrike, nuk mund të themi se po ndodh e njëjta gjë edhe me cigaret, djegia e të cilave gjithashtu prodhon tym të dëmshëm jo vetëm për ne, por edhe për ambientin.

Tymi i çliruar gjatë djegies së duhanit është gjithashtu faktor i ndotjes së ajrit dhe gjithashtu ndikon në përkeqësimin e asaj që të gjithë e njohim tanimë, “vrima e Ozonit”. Sigurisht, këtu nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ndikimin që ka në ambientin ku ne rrimë dhe sa i rrëzikshëm është tymi i duhanit edhe për të afërmit tanë, fëmijët, apo të moshuarit. Njësoj si duhanpirësi, edhe duhanpirësit pasivë janë të ekspozuar ndaj 7 mijë kimikateve të cilat çlirohen me tymin sa herë dikush në dhomë ndez një cigare. Nuk ka arsye për të vazhduar cigaren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta mesazh për ndarjen nga jeta të aktorit Guljelm Radoja 0 6

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta prej COVID-19 të aktorit të njohur shqiptar, Guljelm Rajoda.

Meta thotë se Guljelm Radoja ishte ‘’Petro Nini Luarasi’’ i kinematografisë shqiptare dhe la gjurmë të përhershme.

Ai theksons e personazhet e interpretuara prej tij do të jenë të paharruara për shumë dekada.

 

STATUSI NGA ILIR META

Me pikëllim të thellë mora lajmin trishtues për ndarjen nga jeta të një prej ikonave të kinematografisë dhe skenës shqiptare, artistit të madh Guljelm Radoja, i cili me veprën e Tij la gjurmë të përhershme në trashëgiminë tonë artistike, kulturën kombëtare dhe kujtesën shpirtërore të shqiptarëve.

Falë interpretimit virtuoz, talentit dhe mjeshtërisë së rrallë artistike, Guljelm Radoja u dha përjetësinë personazheve të tij, duke e lartësuar dhe e përfaqësuar denjësisht artin shqiptar, aq sa me të drejtë mund të thuhet se kinematografia shqiptare humbi sot “Petro Nini Luarasin” e saj, që aq mjeshtërisht ai e solli në filmin “Kush vdes në këmbë”. Ashtu sikundër do të jenë të paharruara për të gjithë ne edhe dhjetëra personazhet e interpretuara prej Tij për shumë dekada.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen Radoja dhe komunitetin e dashur të artistëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.

Lamtumirë miku ynë i dashur!

Pas konferencës me Ramën, komisionieri për zgjerimin në BE për 20 minuta në takim me kreun e PD, Lulzim Basha në Rinas 0 4

Pas konferencës me kryeministrin Edi Rama, komisioneri për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi zhvilloi një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. Në këtë takim, kreu i PD shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi. Takimi i zhvilluar në ambjentet e aeroportit ‘Nënë Tereza’, zgjati për rreth 20 minuta, ndërsa pas tij, nuk pati asnjë deklaratë për mediat.

Kujtojmë se në konferencën me kryeministrin Rama, komisioneri Varhelyi dha mesazhe të qarta sa i takon rrugës drejt integrimit të Shqipërisë në BE.
Sa i përket rezultatit, e kam ndjekur nga afër, çka thënë OSBE. Mendoj se pas një fushate mjaft të zjarrtë, na nevojiten rezultate të qarta përfundimtare. Ka filluar procesi apo apelimi, duam të shohim të gjitha parregullistë apo blerjen e mundshme të votave, të ndiqet nga autoritetet gjyqësore, pas këtij procesi na duhen rezultatit. Pas tij na duhet që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë nga puna edhe shumë shpejt për Reformat e BE. Pa një parlament të plotë nuk ecni dot drejt rrugëtimit të BE. Ka ende mjaft punë për të bërë.” tha Varhelyi.