
Ditën e sotme janë bërë 10,163 vaksina antiCOVID. Shifrat i ka publikuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila bën me dije se nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë bërë 242,542 vaksinime.
Deri tani janë vaksinuar 25.720 arsimtarë. Pasi situata u normalizua dhe fluturimet në aeroportin e Rinasit filluan pas 24 orësh të bllokuara, këtë pasdite është ulur avioni i parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” me vaksina anti-COVID.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se deri tani janë vaksinuar 25.720 arsimtarë. Manastirliu shkruan se me vaksinimin masiv, çdo ditë e më tepër i afrohemi dritës në fund të tunelit.
“Vijojmë pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv. Çdo ditë e më shpejt jemi duke iu afruar dritës në fund të tunelit”shkruan Manastriliu.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 232,556 doza të vaksinës anti COVID-19 për qytetarët.