“Sot isha për ngushëllim te një moshatar”! Meta i shqetësuar nga Covid-19: Duhen masa urgjente, nuk është koha për tendera e PPP!Meta ndryshon qëndrim? Shfaqet me maskë antiCovid në konferencën për mediat 0 49

Presidenti Ilir Meta foli sot me tone shqetësuese për rritjen e numrit të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Në konferencën e përjavshme për media, Kreu i Shtetit theksoi se duhen marrë masa të menjëhershme për të përballuar situatën.

“Jam shumë i shqetësuar për numrin në rritje të numrit të të prekurve, por edhe viktimave, nga koronavirusi. Duhen marrë masa të menjëhershme për frenimin e përhapjes së virusit. Është tepër e domosdoshme që qytetarët të testohen, që të dinë të vërtetën për shëndetin e tyre, por edhe që të mbrojnë të tjerët. Shëndeti i tyre nuk duhet të bëhet objekt improvizimesh. Duhet garantuar shtrati spitalor për ata qytetarë që kanë nevojë, kur sëmundja ka përparuar dhe rreziku i humbjes së jetës është i lartë. Duhet siguruar shërbimi në rajone. Duhet miratuar sa më parë nga qeveria rimbursimi i barnave, për ata që trajtohen në banesat”, tha Meta.

Më tej, Presidenti iu bëri thirrje të gjitha institucioneve kryesore në vend, që nga qeveria, parlamenti e opozita, që të bashkohen për të ndihmuar në rivendosjen e kontrollit të pandemisë.

“Gjithë vëmendja e qeverisë, parlamentit, presidentit, mediave, opozitës, duhet të jetë te rivendosja e kontrollit të pandemisë. Unë vetë isha për një ngushëllim te një moshatar i imi, nesër do më duhet të shkoj sërish në një ngushëllim. Sugjerimet e mia kanë qenë prej kohësh, që në valën e parë të virusit. Kam bërë përpjekjet më të mira, ju e dini kush e prishi paktin me shkatërrimin kriminal të Teatrit Kombëtar në kulmin e gjendjes së jashtëzakonshme. Dhe për fat të keq, pas kaq kohësh që jemi vendi që kemi investuar më pak për përballimin e pandemisë, në krahasim me rajonin, por edhe për mbështetjen e biznesit. Kjo ka shtuar papunësinë, varfërinë dhe bën mjaft të vështirë që shumë qytetarë të përballojnë shpenzimet në familjet e tyre. Spitalet private po bëjnë goxha biznes. Shpreh solidaritetin më të fortë me gjithë mjekët, infermierët, ata po punojnë jashtë cdo mundësie fizike dhe mendore, në kushte mjaft të vështira të një presioni të madh. Jam i mirëinformuar për këtë gjë. Mos të harrojmë që për shkak të migrimit dhe shpopullimit kanë rënë mjaft parametrat me mjek e infermierë për 1 mijë banorë. Janë më të ulëtat në krahasim me gjithë rajonin. Kjo sjell një sforco të madhe të personelit. Kjo kërkon përgjegjshmëri më të madhe nga qeveria, që duhet të jetë më transparente. Nuk është koha për të bërë tendera e PPP. Është koha për të mbështetur shëndetin publik, për të bërë transparencë dhe për të mbështetur edhe shtresat në nevojë të popullsisë”, u shpreh Kreu i Shtetit./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 7

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.