Situata nga Covid/ Rritja e rasteve rrezikon kapacitetet spitalore, Shqipëria drejt mbylljes së dytë? 0 46

Ndërkohë që numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën, parashikohet që të ketë shkuar mbi 50 milionë, më shumë se çereku i këtyre rasteve është raportuar në 30 ditët e fundit.

Sipas raportimeve deri më tani Covid-19 ka shkaktuar vdekjen e 1.25 milionë njerëzve.

Po ashtu muaji tetor që sapo lamë pas, rezulton të jetë më i rëndi për të gjithë shtetet që janë përballur me pandeminë deri më tani.

SHBA është kthyer në shtetin e parë që ka raportuar më shumë se 100 000 të infektuar brenda ditës, ndërsa situata edhe në vendet evropiane dhe në ballkan është rënduar.

Një prej epidemiologëve dhe studiuesve më të njohur në SHBA, Jonathan Reiner, pedagog edhe në George Washington University School of Medicine, ka deklaruar se një valë e dytë karantinimi mund të jetë më e dëmshme se e para.

“Kjo valë do të jetë më e dëmshme për shkak të lodhjes së krijuar nga karantina, për shkak të efekteve ekonomike që ajo ka, një raund tjetër karantinash mund të ketë efekte më të mëdha në biznese që janë në gjendje kritike për momentin,”, ka thënë ai përpara disa mediave amerikane.

Sipas tij, vendosja e një karantinë të dytë mund të shmanget vetëm duke ndjekur rregullat dhe masat e sigurisë me rigorozitet, si dhe respektimi i distancimit social dhe fizik.

Gjithashtu edhe shumica e vendeve evropiane, por edhe fqinjëve të Shqipërisë, kanë aplikuar karantinimin e pjesshme, ndërsa disa të tjerë edhe lockdoënin e plotë.

Duke qenë se edhe rastet e reja dhe vdekjet nga Covid-19 janë shtuar dhe kanë patur një trend rritjeje gjatë javëve të fundit, edhe vendi ynë rrezikon seriozisht mbylljen në një karantinë të dytë.

Edhe pse qeveria shqiptare po mundohet që ta shmangë dhe ta tentojë sa më shumë shtyrjen e një mbylljeje të dytë, e cila do të shkaktonte realisht shumë dëme në ekonomi dhe biznese, përsëri shenjat nuk janë të mira.

Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi, mundësia për një karantinim të dytë mund të ndodhë në momentin kur do të plotësohen të gjitha kapacitetet spitalore.

Koraqi ka theksuar se karantinimi bëhet për të shmangur kolapsimin e sistemit shëndetësor, sepse tejmbushja e spitaleve mbi normat, sjell edhe kaos, panik, vdekshmëri më të lartë.

Sipas tij vendimet në lidhje me këtë çështje i merr vetëm Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili nuk ndikohet nga lojërat politike, pasi është i përbërë nga ekspertë të fushës.

Karantinimi total bëhet në bazë të disa parametrave dhe kryesor është ezaurimi i sistemit shëndetësor. Ne shohim që Italia pothuajse i ka ezauruar këto kapacitete spitalore dhe për këtë arsye ka ardhur dhe ky “lockdown”. Franca, Anglia, Gjermani kanë një mbyllje gjithashtu. Te ne kapacitetet nuk janë të ezauruara. Hapëm spitalin Covid 3, kemi dhe spitalin Covid 4 dhe vetëm po u plotësuan këto kapacitete mund të mendohet për një izolim të ri”, ka thënë shefi i laboratorit të mikrobiologjisë.

“Këto janë lojëra politike dhe unë nuk jam pjesë e politikës. Ruaj statusin e ekspertit dhe në Komitet ka më shumë ekspertë. Të gjithë anëtarët e komitetit kanë një ekspertizë që i kalon kufijtë e Shqipërisë. Ngacmimet e politikës që na vijnë nga jashtë mbeten po aty. Nuk janë në interesin tonë”, ka shtuar Koraqi.

Pra sipas situatës, e cila për hir të vërtetës po shkon drejt keqësimit për shkak të rritjes së numrit të infektimeve, vendi mund të shkojë drejt një mbylljeje të dytë në rast sistemi shëndetësor ezauron kapacitetet e saj dhe shkon drejt kolapsimit.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe fqinjët tanë si Kosova, Greqia, apo Italia dhe Maqedonia e Veriut. Sipas skenarit të këtyre shteteve, fillimisht aplikohet mbyllja e kontrolluar dhe masat kufizuese me fasha orare dhe nëse as kjo nuk e frenon rritjen e rasteve, atëhere kalohet në mbyllje të plotë të vendit./Iconstyle.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Neutralizoi 32-vjeçarin që hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”, Veliaj i jep të riut titullin “Mirënjohja e Qytetit” 0 6

Klodian Elqeni, i riu që neutralizoi një 32-vjeçar që hyri me makinë mes përmes sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve më 25 prill nga sot do të jetë mirënjohja e Tiranës.

I riu është nderuar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Duke i shprehur mirënjohjen e thellë për gjestin e tij prej një heroi modern, duke shpëtuar disa dhjetëra qytetarë mes të cilëve edhe mjaft fëmijë që ndodheshin në shesh, Veliaj tha se të tillë heronj na bëjnë krenarë dhe meritojnë vlerësim prej të gjithëve ne.

“Do të doja shumë që edhe në emër të qytetit të të falënderoja! Mund të kishte ndodhur edhe hataja me aq shumë qytetarë e fëmijë që po loznin, por na shpëtoi Zoti, se ndonjëherë Zoti çon një njeri të mirë që të shpëtojë të tjerët. Ndaj të falenderoj shumë dhe dua që në emër të qytetit të të jap këtë medalje të mirënjohjes, me shpresë që të kthehet në shembull edhe për të tjerët. Unë besoj që asnjë prej nesh nuk e merr me përshkrim pune gjënë e mirë që duhet të bëjë. Disa njerëzve iu vjen nga brenda dhe instiktive, ndaj shpesh them, mos prisni që të jetë shteti kudo. Çdo njeri që sheh një nevojë, mund të jetë në një lagje, në komunitet, mund të jetë në një shkollë, apo në një shesh, mos prit të të vijë urdhri nga shteti të reagosh, shihe atë nevojë dhe plotësoje. Pastaj mirënjohja dhe falenderimi sigurisht që do të vijnë. Shpresoj shumë që djem dhe vajza të rinj e kanë marrë këtë mesazh dhe të kanë parë si frymëzim”, tha ndër të tjera Veliaj.

Vetë i riu i cili guxoi dhe ndaloi çmendurinë ditën që përkoi me atë të votimeve për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, u shpreh se ndihet mjaft i vlerësuar.

“Nuk e kisha menduar kurrë! Është diçka vërtet e çuditshme në një kohë kaq të shkurtër për mua, por ndjehem shumë mirë dhe shumë i vlerësuar nga shqiptarët anembanë dhe posaçërisht nga Lali Eri, kryetari ynë dhe nga të gjithë absolutisht. Ju falenderoj shumë të gjithëve,” u shpreh Klodiani.

 

 

Ngjarja e ndodhur mesditën e së dielës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një automjet tip “Citroen” vuri në rrezik jetën e njerëzve, u mbyll pa persona të lënduar, vetëm se në atë moment të shesh ndodhej i riu Klodian Elqeni, vetëm 22 vjec, i cili, me një veprim tejet të guximshëm arriti të neutralizonte drejtuesin e makinës, që ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Nisma për shkarkim, Meta letër Komisionit të Ligjeve: Keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse nga Kuvendi njëpartiak, vegël e partisë-shtet 0 6

Ndërsa komisioni i Ligjeve, pritet të shqyrtojë sot kërkesën e 50 deputetëve të PS për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit i drejtohet me një letër anëtarëve të këtij komisioni.

Në letrën drejtuar Kuvendit, Presidenti i Republikës shprehet se në asnjë prej njoftimve përcjellë presidencës nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.

“E gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet.

Në këto përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim, ky i fundit ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht.”- shkruan Meta në letër, ndërsa thekson se Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj.

 

 

Pjesë nga letra e Presidentit drejtuar Kuvendit:
Në asnjë prej këtyre njoftimeve nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.

Pavarësisht mungesës së objektit në e-mailin tuaj thjesht njoftues, dhe aspak sqarues apo parashtrues të ndonjë kërkese, duke respektuar të njëjtën rrugë komunikimi, atë elektronike, përfitojmë nga rasti t`ju risjellim në vëmendje se:

E gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet.
Në këto përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim, ky i fundit ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht.

Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj.

 

Kjo nismë e Kuvendit njëpartiak, është keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse, si një vegël e rradhës e partisë shtet, për të zbehur vëmendjen nga kërkesat e Presidentit të Republikës, opozitës, dhe organizatave ndërkombëtare me integritet, për zbardhjen e veprimeve kriminale të kryera nga partia shtet për manipulimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në 25 prill.

Eshtë momenti, që para së gjithash, t`i risillet në kujtesë Kuvendit edhe një herë, përmes Komisionit të Ligjeve se:
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që prishi marrëveshjen e 5 qershorit 2020, dhe realizoi ndryshime të njëanshme në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, pa konsensus dhe me një procedurë të përshpejtuar, me qëllim krijimin e epërsive elektorale në një garë politike siç ishin zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe dëmtimin e opozitës së bashkuar në garën elektorale;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që përgjatë këtyre 2 viteve ka miratuar 62 ligje antikushtetuese, duke minuar parimin e shtetit të së drejtës, kontrollit dhe balancës mes institucioneve, barazisë përpara ligjit, në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që përmes ligjeve klienteliste, ka dhënë me koncesion pasurinë publike të shtetasve shqiptarë, në përdhunim të interesave të tyre;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që nuk ka kryer asnjë proces hetimor parlamentar, për të gjithë veprimtarinë e korrupsionit legjislativ që ka shoqëruar procesin e miratimit të ligjeve klienteliste, të posaçme, të bëra me porosi;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që së bashku me anëtarët e tij në KQZ, realizoi votimet një partiake në 30 qershor 2019 për pushtetin vendor, pa garë, për të emëruar përfaqësuesit e tyre;
– Është pikërisht ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që në bashkëpunim me përfaqësuesit e tij të emëruar në pushtetin vendor, prishi Teatrin Kombëtar në 17 maj 2020, përgjatë periudhës së pandemisë;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që në këto kushte, kohë e rrethana, nuk gëzon legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore, pasi veç të tjerave, si në asnjë vend tjetër demokratik, ky Kuvend nuk ka opozitë brenda tij!

Por gjithsesi, nëse ju mendoni se jeni të aftë, jeni në kohë dhe keni ndonjë grimcë legjitimiteti, dhe dëshironi të zbardhni vërtet krimet zgjedhore, që disa prej jush aty brenda në Kuvend kanë konsumuar, apo për të hetuar se përse autorët e krimeve zgjedhore nuk u dërguan përpara drejtësisë, atëherë i bëjmë me dije Kuvendit se, mund ta filloni këtë proces me mbledhjen dhe vlerësimin e disa fakteve ulëritëse.