Situata me Covid-19, komiteti i ekspertëve shtrëngon masat: Vendi do të ‘mbyllet’ në 20:30. Kur hyn në fuqi rregulli 0 34

Shqipëria forcon masat në kuadër të festave të fundvitit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Ky lajm u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një konference për mediat me Komitetin Teknik të Ekspertëve. 

Duke nisur nga data 24 dhjetor, ora policore do të aplikohet duke nisur nga 20:30, deri në 06:00 të mëngjesit. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në datën 4 janar.

“Vlerësohet se përqindja e shtretërve të zënë është 23.5%. Sipas epidemiologëve situata paraqitet në kontroll. Zbatimi i masave nga të gjithë, mbetet thelbësor në kufizim. Jemi në gatishmëri të plotë. Do vazhdojmë të jemi në gatishmëri të plotë, për të gjitha ditët në këto 10 muaj. Po vazhdon gjurmimi i rasteve të dyshuara. Nga sot nga nisur dhe testimi i shpejtë që është shtrirë dhe në 6 pika shëndetësore në Tiranë. Kemi marrë disa vendime. Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes së popullatës, nga orën 20:30, deri në 6 të mëngjesit. Nga 24 dhjetori, deri në 4 janar.”, tha Manastirliu./balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tea sqaron të vërtetën e puthjes së famshme me një djalë tjetër 0 5

Gjatë ditës së sotme në rrjete sociale dhe media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën Tea shfaqej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë. Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje

Tea ju ka dhënë fund aludimeve duke treguar se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë dhe se nuk do të flasë më fare për lidhjet e saj këtej e tutje.

Ardian Bujupi përfundon në spital dhe ka një mesazh për të gjithë 0 6

Gjatë muajve të parë të këtij viti, Ardian Bujupi ka qenë një nga këngëtarët më aktivë. Ai ka publikuar deri më tani 3 projekte dhe ka paralajmëruar se për pak ditë do të lançojë këngën e re “Baila Morena” në bashkëpunim me Ivi Cruz. Mirëpo ndërkohë që të gjithë fansat po presin me padurim këtë projekt të ri, Ardiani ka kaluar një situatë të sikletshme.

Së fundmi këngëtari ka zbuluar se ka përfunduar në spital. Ai ka publikuar një foto duke marrë një serum dhe në njërën prej tyre ka shkruar: “Overdozë”. Pasi gjendja e tij është përmirësuar, këngëtari ka publikuar një foto të tij, në të cilën duket paksa i lodhur në fytyrë. Megjithatë, ai ka dhënë mesazhin se nuk ka gjë që e ndal, madje as problemet shëndetësore.

I urrej spitalet. Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani përkrah fotove nga spitali.