S’i ndalin thumbat! Pas ndarjes, Arsimi ngacmon Anën në INSTAGRAM: Kam mbaruar punë me ty… 0 27

Lidhja mes Anës dhe Arsimin, dy ish-konkurrentët e “Përputhen” përfundoi aq befasisht sa edhe filloi. Ish-çifti bëri papritur publike lidhjen dhe vetëm pak ditë më vonë ndarjen. Dyshimet nisën me deklaratën e ish-konkurrentes së “Për’puthen” pak ditë më parë në InstaStory ku thoshte në një video se ishte konfuze për ndjenjat e saj.

Më pas, ishte Arsimi ai që konfirmoi zërat për ndarje kur postoi një foto me trofe të Oscar ku shkruante: “Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.

Dhe që pas thumbave të parë në rrjet, duket se ish-çifti është i vendosur t’i kushtojë më shumë vëmëndje ndarjes, se sa i kushtuan lidhjes duke thumbuar vazhdimisht njëri-tjetrin. Është Arsimi i fundit i cili ka vazhduar ta thumbojë Anën me postimet e tij.

“E kam mbyllur me ty”- ka shkruar Arsimi në një tjetër story, ndërsa Ana nuk i është kundërpërgjigjur… ende.

Untitled-33.png

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ishte vendimi i saj! Ellen DeGeneres e detyruan t’i jepte fund emisionit për një arsye 0 3

Ellen DeGeneres lajmëroi dje se do t’i japë fund emisionit të saj, pas 19 vitesh transmetim. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, producentja dhe prezantuesja e famshme u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

Por a ka qenë ky plotësisht vendimi i Ellen?! Mesa duket JO! Ajo është ndikuar nga një person me shumë peshë në jetën e saj bashkëshortja Portia. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, tha DeGeneres. /Afterparty

Pa reçipeta dhe bluzë transparente, Angela Martini nuk i lë vend imagjinatës 0 6

Angela Martini merr shpeshherë vëmendjen me videot që realizon e poston në Instagram, por së fundmi ka marrë vëmendjen e komshinjve. Modelja ka realizuar në ballkon një video herë e veshur me fustan e herë me bluzë pa reçipeta.

Nën ritmet e muzikës e me lëvizje provokuese, Angela ka bërë që komshinjtë të dalin në ballkonet e tyre. Madje ajo tregon se edhe janë ankuar.

“Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot dhe nuk e di pse”, shkruan Angela.

/AfterParty.al