“Si lopë, e shpifur”, Bebe Rexha iu kthehet në shqip ashpër ndjekësve 0 22

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është mjaft e drejtpërdrejtë me fansat e saj, e herë pas here u jep atyre edhe mesazhe shumë të rëndësishme.

Një nga mesazhet që vazhdimisht ua dërgon ndjekësve përmes postimeve në rrjetet sociale, është që të duan veten e tyre, trupin e tyre, pasi askush nuk është perfekt.

Pak ditë më parë, ajo publikoi një video në “Instagram” ku shfaqej me bikini dhe tregonte pa asnjë problem “defektet” që kishte në trup.

Këto pamje janë pritur mjaft mirë nga ndjekësit të cilat e kanë komplimentuar për guximin që ka. Por sigurisht ka edhe nga ata që e kanë kritikuar.
Videon në fjalë e ka publikuar edhe një faqe shqiptare në “Instagram”, ku komentet negative të tipit “si lopë” apo “e shpifur”, i kanë rënë menjëherë në sy Bebe Rexhës, e kjo e fundit i ka ndarë këto komente në “Instastory”-n e saj.

“Siç e dini unë jam shqiptare dhe jam krenare për kulturën time. Por ka diçka që nuk jam krenare për kulturën time”, shprehet këngëtarja shqiptare, e cila përkthen në anglisht disa nga komentet që fansat shqiptarë i kanë bërë.

Ajo shprehet se videon e ka publikuar për të treguar se askush nuk ka trup perfekt dhe se duhet ta duam atë ashtu siç është. Bebe shton se vajzat shqiptare do të ishin më të suksesshme nëse do të ndihmonin njëra-tjetrën, se sa ta ulni atë.

“Në vend ta ngrejë njoni qetrin, ne e ulim njoni qetrin”, ka shkruar Bebe Rexha në shqip.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“A e kishe zëvendësuar Keisin?” I bëjnë pyetjen e sikletshme, Stresi i përgjigjet publikisht: Jeta kështu e ka… 0 5

Reperi i njohur Stresi ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit, ku si gjithmonë nuk kanë munguar pyetjet rreth Keisit. Ndonëse dyshja janë ndarë, ata vazhdojnë të ruajnë komunikim me njëri-tjetrin.

“A e kishe zëvendësuar Keisin?”, i ka shkruar një ndër ndjekësit. Kjo pyetje nuk i ka pëlqyer aspak reperit, të cilit i ka tingëlluar si qesharake. Ai ka theksuar se do t’i jetë mirënjohës përjetë ish-partneres, duke bërë të ditur që askush nuk mund të zërë vendin e saj e duke vendosur kështu pikat mbi “i” për këtë histori.

“Pyetje qesharake, kurrë nuk do ulja dikë që më ka mbajtur në gji. I jam mirënjohës përjetë. Po jeta kështu e ka”, ka shkruar ai.

-640-0-6098e0c3ccd85.png

Bebe Rexha tregon më në fund pse Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin prej vitesh 0 5

Bebe Rexha ka ndarë detaje rreth konfliktit midis Rita Orës dhe Dua Lipës – i cili ka bërë që mos t’i shohim të treja në një bashkëpunim.

Para disa kohësh, Bebe Rexha shprehu dëshirën për një bashkëpunim mes artisteve shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Kjo gjë nuk ndodhi dhe shkaku ishte ky konflikt.

Bebe ka folur për The Sun: “Unë kam provuar t’i rregulloj gjërat mes tyre. Nuk e di se çfarë po ndodh realisht ose cila është drama. Jam përpjekur të jem gjithnjë paqe-ruajtëse dhe t’i sjell vajzat së bashku.”

Ajo gjithashtu tha se arsyeja e këtij konflikti mund të jetë konkurrenca që i vendosë përballë njëra-tjetrës në industrinë e muzikës.

Marrëdhënia e tyre është përkeqësuar aq shumë, saqë edhe në evente ato e shmangin sa të munden përballjen me njëra-tjetrën.