Si ja bën Arbana për të fjetur gjumë me një fëmijë të vogël? Xhemi Shehu sapo i zbuloi sekretin 0 52

Arbana Osmani ka treguar se pas lindjes së djalit të saj, Diellit, jeta i ka ndryshuar rrënjësisht dhe i është dashur t’ju rikthehet disa zakoneve të vjetra. Ajo zbuloi disa ditë më parë për ndjekësit e saj se mbrëmjet e i kalon pa gjumë për shkak të të voglit dhe tani nuk mundet të bëjë madje as dallimin mes ditës e natës.

Mirëpo mikja e saj më e mirë, Xhemi Shehu, ka zbuluar se si ja del Arbana të duket në formë edhe kur fle vetëm 1 orë gjumë. Osmani ka ndarë në Instagram një meme në të cilën shihet një foto e maces së famshme “Tom” që mban në sy disa kunja për të qëndruar zgjuar.null

Ndërsa në pjesën e sipërme të fotos shfaqet një kërkim në Google, ku shkruhet: “Si të fle 8 orë në 1 orë”. Arbana ka thënë me shaka se këtë kërkon ajo çdo natë në “Google” dhe se sekretin ja zbuloi Xhemi.

Ma gjeti Xhemi Shehu kërkimin tim në Google të përnatshëm”, ka shkruar Arbana me një fytyrë lodhur.

Pavarësisht problemeve me gjumin Arbana duket në top formë në çdo foto që ka publikuar në rrjetet sociale, sepse në fund të fundit jeta e saj është bërë akoma më e bukur me prezencën e një fëmije tjetër./Iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 8

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.