“Shtet kriminal”, Ligjvënësit britanikë: Kina shkel masivisht të drejtat e njeriut 0 39

Ligjvënësit britanikë nga radhët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Konservatore e cila ndodhet në pushtet, akuzojnë Partinë Komuniste Kineze ka shtuar sulmet ndaj të drejtave të njeriut në Kinë dhe se vendet që bashkëveprojnë me regjimin duhet të kuptojnë se po bashkëveprojnë me një “shtet kriminal”.

Nga burgosja e miliona ujgurëve në provincën Xinjiang e deri tek goditja e ashpër e protestave dhe demokracisë në Hong Kong, autorët e raportit thonë se ka një përkeqësim të madh të situatës së të drejtave të njeriut në Kinë gjatë pesë viteve të fundit.

“Në veçanti, problemi i vazhdueshëm i punës në formë skllavërie, zhvillimi i teknologjisë së përgjimit për të krijuar një shtet të mbikëqyrjes, rrëfimet me detyrim në televizon, zbatimi i ligjeve të reja që brenda të ashtuquajturit sistem ligjor mundësojnë ndalime dhe zhdukje arbitrare dhe vazhdimi i përdorimit të torturës dhe marrja me forcë e organeve”, thotë Benedict rogers, autor i raportit.

Në mesin e atyre që ndihmuan hartimin e raportit është Rahima Mahmut, e cila është ujgure nga provinca Xinjiang. Pasi pa masakrimin e dhjetëra protestuesve më 1997, ajo u arratis drejt Britanisë. Tani ajo luan në koncerte për të nderuar kulturën ujgure.

Zonja Mahmut i tha Zërit të Amerikës se populli në Xinjiang jetojnë në terror të vazhdueshëm dhe se ajo nuk ka kontaktuar familjen e saj për katër vite.

“Një trokitje në derë sjell frikë për këdo. Sepse mendoni se kanë ardhur që t’ju marrin. Nuk di si ta përshkruaj çfarë ndjej kur lexoj artikuj që shpjegojnë se çfarë po ndodh: dhunim masiv, sterilizim, shpërbërje e familjeve”, thotë Rahima Mahmut, ujgure e arratisur në Britani.

Përkundër provave në rritje, Kina përsëri këtë javë mohoi ekzistencën e kampeve të burgimit për ujgurët dhe hodhi poshtë akuzat për sterilizime të detyruara të grave ujgure.

“Se çfarë lloj masash kontraceptive marrin njerëzit varet nga indvidët me dëshirën e tyre. Asnjë organizatë ose individ nuk mund të ndërhyjë. Nuk ka sterilizim të detyrueshëm”, thotë Xu Guixiang nga Departamenti Publik i Partisë Komuniste në Xinjiang, raporton Voa.

Raporti i Partisë Konservatore në Britani vjen ndërsa shumë ligjvënës kërkojnë rivendosje të marrëdhënieve me Kinën. Kanë kaluar vetëm pesë vite nga deklarimi i ish-kryeministrit britanik David Cameron se marrëdhëniet me Pekinin janë “epokë e artë. Por që atëherë raportet janë acaruar me shpejtësi.

Pas vendimit të ShBA-së për të ndaluar importin e pambukut dhe domates nga Xinjiang pas shqetësimeve për punëtorë në kushte skllavërie, Sekretari i jashtëm britanik Dominic Raab njoftoi kufizime të reja.

“Duhet të veprojnë që të sigurohemi se bizneset britanike nuk janë pjesë e zinxhirit të furnizimit në portat e kampeve të internimit në Xinjiang”, tha ai. Zonja Mahmut dëshiron që Sekretari Raab të deklarojë përndjekjen e ujgurëve si gjenocid.

“Ai ka thënë shpesh se gjenocidi duhet të vendoset nga gjykata, jo nga politikanët. Por e dimë shumë qartë se nuk mund të ndjekim rrugën e gjykatës përmes Kombeve të Bashkuara sepse Kina ka fuqinë e vetos”, tha Rahima Mahmut, ujgure e arratisur në Britani.

Pekini mohon të ketë kryer abuzime të mëdha të të drejtave të njeriut dhe u ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur vendeve perëndimore që të ndalojnë ndërhyrjen në ato që Kina i quan punë të brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 6

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.