
Shtëpia e Bardhë aktualisht është një vend i tmerrshëm për të jetuar, jo vetëm për shkak të kaosit të shkaktuar nga familja e Donald Trump, ekipi Trump dhe vetë presidenti në lidhje me pretendimet e paprovuara të mashtrimit të votuesve, por edhe për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.
Rastet me COVID-19 janë duke u rritur në SHBA dhe jo vetëm banorët e shteteve të ndryshme po preken vazhdimisht nga kjo sëmundje, por edhe anëtarët e ekipit të Trump kanë dalë pozitivë me koronavirus.
Kohët e fundit një tjetër anëtar i rrethit kontraktoi virusin – shefi i stafit të presidentit, Mark Meadows. Krahas tij, katër anëtarë të tjerë të stafit të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë asistentin e Trump, Cassidy Hutchinson, gjithashtu kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ai e ka sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve të njohura të koronavirus në Shtëpinë e Bardhë në 36, që nga tetori kur Trump dhe shumë nga anëtarët e stafit u infektuan.
Edhe pse virusi mund të jetojë jashtë trupit për një periudhë të caktuar kohe – sipas studimeve maksimumi 28 ditë – Shtëpia e Bardhë duhet të sanitizohet plotësisht pasi që Joe Biden dhe familja e tij, si dhe anëtarët e stafit, do të vendosen aty pas fitores në zgjedhjet e 3 nëntorit./botasot.info