Shtatzënë për herë të dytë, Andrra Destani zbulon kur mund të vijë në jetë djali 0 20

Para pak ditësh, Andrra Destani, bashkëshortja e Sinan Hoxhës zbuloi se është shtatzënë për herë të dytë. Pavarësisht se lajmi ishte bërë publik në media prej kohësh, ata e mohuan fillimisht, duke dashur që ta mbajnë të fshehtë muajt e parë.

Ndërkohë ishte vetë Andrra ajo që dha lajmin e shtatzënisë së dytë përmes disa fotove shumë të ëmbla në rrjete sociale. Përveç kësaj ajo zbuloi se është sërish në pritje të një djali, që do të thotë se Ansi do të bëhet me vëlla.

Kete fundvit, esenca e atmosferes festive ne familjen tone eshte pohimi i lutjeve te Ansit! Falenderuese pafund Zotit, per dhuraten me te bukur te Ansit, nje vella… Nje perkedhelje e embel per Ansin po vjen…”, shkroi Andrra.

Ndërkohë ditën e sotme ajo ka publikuar një tjetër foto me barkun e rrumbullakosur dhe ka zbuluar se në cilën fazë të shtatzënisë ka arritur. Andrra ka treguar se është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël dhe sa më shumë kalojnë ditët, aq me padurim pret të njihet me vogëlushin e saj të dytë.

Të qenurit shtatzënë do të thotë se çdo ditë e më shumë i afrohem takimit me dashurinë tjetër të jetës sime. 25 javëshe”, shkruan Andrra.

Kjo do të thotë se fëmija i dytë i çiftit të njohur mund të vijë në jetë nga muaji mars. Kujtojmë se djali i parë i tyre ka lindur në maj të 2016-tës dhe vitin e ardhshëm do të festojë 5-vjetorin si vëlla i madh./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

(Foto) Bebe Rexha mezi pret të përfundojë pandemia dhe të vijë përsëri në Shqipëri 0 3

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është shumë e lidhur me rrënjët e saj. Ajo e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare, teksa është shprehur se me qejf do ta vizitonte Shqipërinë sa më shpesh që mundet.

31-vjeçarja ka shumë dëshirë që tani të vijë në vendin e lindjes por udhëtimet në vende të ndryshme janë shumë të vështira në këtë kohë pandemie. Ajo mezi po pret që të përfundojë pandemia e Covid-19 që të vijë në Shqipëri.

Bebe Rexha ka shpërndarë së fundmi në InstaStory një video satirike e cila tregon një udhëtar që mezi pret të udhëtojë, dhe aty shkruhet: “Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri pasi gjithë ky dreq të ketë përfunduar”.

 

 

Herën e fundit kur ajo ishte në Shqipëri ishte 2 dhjetori i vitit 2019, ku vizitoi disa nga familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

foto galeri

Ish-banori i ‘Big Brother’ quan ‘XHANDARE’ Bora Zemanin dhe përplaset KEQ me Melisën, kjo e fundit reagon ashpër! 0 9

Një tjetër sherr është hapur së fundmi e këtë herë bëhet fjalë për ish-banorin e “Big Brother”, Damiano Agalliun dhe konkurrenten e “Përputhen”, Melisën. Damiano ka postuar në Instastory disa statuse ku kritikonte Bora Zemanin për prezantimin dhe i bënte thirrje autores Olsa Muhameti t’i tërheqë veshin Melisës.

“Sjellja e Melisës është e patolerueshme kur i kthehet me mimika në fytyrë të tjerëve, në mënyrë tallëse. Olsa Muhameti tërhiqja çik veshin sepse aty bërtet duke thënë ‘Pse më shajnë mua vajzat’, ndërkohë mimikat dhe duart dhe ironitë në të shprehurit e saj është ajo që thotë Arjan Konomi ‘të neveritshme’. Një shprehje e bukur thotë mënyra sesi sillesh me të tjerët tregon për ty, edukatën dhe kulturën tënde”, shkruan Damiano.

Më tej ai shkruan se Melisa po bën si histerike kundrejt faktit që Mevlani i kushtoi këngë Ledianës.

-640-0-6006d3362871f.jpg

-640-0-6006d33661db5.jpg

-640-0-6006d33696f9d.jpg

-640-0-6006d336d8eee.jpg

d1-1.jpg

d2-1.jpg

Nuk vonoi as përgjigja e Melisës, e cila ia ktheu Damianos përmes disa postimeve në Instastory ku shkruan se ish-banori po kërkon vëmendje.

-640-0-6006d33711ff2.jpg

-640-0-6006d33745c5d.jpg

-640-0-6006d3376b6fd.jpg

-640-0-6006d337911f7.jpg

-640-0-6006d337b2926.jpg

Më vonë Damiano ka reaguar sërish duke u shprehur se nuk ka asgjë me Melisën, por e teproi me sjelljen e saj ndaj Ledianës.

-640-0-6006d337d5477.jpg