“Shqiponjat” neutralizojnë shkodranin me precedent kriminal, qarkullonte me armë zjarri të mbushur gati për qitje 0 25

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin “KOMANI”, duke arrestuar një 50-vjeçar me precedent kriminal dhe sekuestruar jë armë zjarri pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.

Operacioni është kryer nga forcat “Shqiponja” dhe Policia e Shkodrës, të cilat kanë parë se 50-vjeçari qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje.

Njoftimi i policisë:

Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe “Shqiponjat”.

Qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje, kapet dhe arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

50-vjecari me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.

Strukturat Hetimore të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një person me precedent kriminal që po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe “Shqiponjat” organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “KOMANI”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua shtetasi:

L. M., 50 vjeç, banues në Dobrac, Shkodër, i dënuar në vitin 2004 për plagosje dhe në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje. Ky shtetas u kap gjatë operacionit, në lagjen “Guerrile”, në rrugën “Komani”, Shkodër, duke qarkulluar me një armë zjarri pistolete me fishke në fole gati për qitje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mbillet një pemë në nder të Klodian Rashës, i ati mesazh prekës: M’u përgjysmua dhimbja, do jetë i paharruar emri i djalit tim! 0 7

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe babai i të ndjerit Klodian Rasha, Qazim Rasha, kanë mbjellë sot një pemë në Tiranë, në nder të 25-vjeçarit të vrarë nga policia më 8 dhjetor të 2020-ës.

Në një mesazh për qytetarët, i ati i Klodianit falënderoj kryebashkiakun Veliaj, duke thënë se ai bëri të mundur që dhimbja e tij të përgjysmohej.


“Falënderoj nga zemra, që nga dita e parë deri në ditën e 50 të sotmet, të gjithë ata që na kanë nderuar. Falënderoj kryetarin e Bashkisë që bëri të mundur që dhimbja ime të përgjysmohet. Tirana është shpirti jonë, është zemra jonë, është krenaria jonë dhe kjo duhet mbajtur me ballin lart. Ta mbjellim një lule, jo ta dëmtojmë atë. Veprime të tilla i shërbejnë brezave. Do të jetë i paharruar emri i djalit tim, por edhe djali juaj do të krenohet nesër”, tha Qazim Rasha.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Bëhuni gati për “Për’puthen 3” me konkurrentë mbi 40 vjeç! 0 10

Emisioni reality “Për’puthen” ka thyer rekorde shikueshmërie dhe është kthyer në një ndër emisionet më të komentuar në media e në rrjete sociale.

Të rinjtë që po njihen para kamerave me njëri-tjetrin janë personazhet më të njohur të momentit dhe “kostoja” e famës së tyre është fakti që duan apo s’duan, ata komentohen për gjithçka.

Në dy emisione, ky program dating i është kushtuar të rinjve, mirëpo kemi surpriza për “Për’Puthen 3”.

Burime nga “Top Channel” kanë treguar për “News 31” se programi kësaj here s’do t’i dedikohet më të rinjve, por personave mbi 40 vjeç.

Autorja Olsa Muhameti ka menduar ndryshime të mëdha në këtë emision, ndërsa ende nuk kemi më shumë detaje.

Sipas burimeve, audicionet për zgjedhjen e konkurrentëve kanë nisur, mirëpo ende nuk është përcaktuar një datë për nisjen e transmetimit.

Megjithatë bëhet e ditur se së shpejti do të publikohet spoti i programit “Për’puthen” me persona mbi 40 vjeç, ku do të mësojmë më shumë për atë që do shohim në ekran.

Ndërkohë, në emisionin aktual vazhdojnë hyrjet e reja, takimet romantike, xhelozitë, pëlqimet e fshehura e të hapura dhe emocionet e bukura të të rinjve, që nuk ngurrojnë t’i shohë e gjithë Shqipëria./iconstyle