Shqipja plas ”bombën” tjetër, tregon kontratat e Për’Puthen: Nëse ikje do paguaje… 0 26

Është bërë shumë zhurmë dhe ka pasur debate lidhur me kontratat që kanë konkurrentët me emisionin “Për’puthen”. Ish-konkurrentja e emisionit “Përputhen”, Shqipja thotë se për thyerjen e kontratës do të paguante një shumë të majme.

Ajo shtoi se megjithatë produksioni nuk ka marrë masa të rrepta.

“Në fillim fare nuk desha ta firmosja kontratën. Është dy faqe. Për arsye se thashë po të dua të iki, që të mos më pëlqejë askush këtu brenda dhe të më ‘çmendin’. Ti nuk e di se çfarë tipash janë. Pastaj thashë po ika unë do paguaj 5 mijë euro. Në qoftë se ne thyem rregullat dhe në momentin që do të dalim nga emisioni, kontratën produksioni nuk e ka mbajtur. Kush ka dashur të iki, ka ikur”- u shpreh ajo gjatë një interviste për emisionin “Stacion” në News 24.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I lidhur jashtë emisionit? Riniani tha se është ndarë prej 8 vitesh, ish e dashura e tij bën deklaratën që s’pritej! 0 5

Në media e në rrjete sociale është përfolur se Riniani i “Përputhen”është i martuar me një ruse dhe ka fëmijë. Vetë konkurrenti i ka mohuar këto lajme gjatë një puntate të “Përputhen Prime”, duke sqaruar se bëhet fjalë për një ish të fejuar, me të cilën ka kaluar plot 8 vite.

Së fundmi, ish e fejuara e tij, Marcela ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo i ka uruar Rinianit më të mirat në rrugëtimin e tij të ri, duke shtuar se është një person shumë i rrallë.

“Çkemi!!!! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Shumë fat, Marsy”, shkruan ajo.

dgg.jpeg

 

Kujtojmë se dyshimet që dyshja ishin bashkë erdhën pasi Marsy mbante ende një foto me Rinianin në rrjetet sociale. Ky I fundit u shpreh se kishte pasur një lidhje prej 8 vitesh me të, por tanimë e gjitha kishte marrë fund.

 

Shumë pranë nesh, njihuni me qytetin evropian që nuk e “njeh” COVID-in 0 6

Ndonëse thuajse e gjithë bota është pushtuar nga pandemia e COVID-19, një qytezë e vogël në Itali nuk ka regjistruar asnjë rast me virusin, që prej shpërthimit të saj.

Bëhet fjalë për Bolognola-n, një qytet i vogël në rajonin e Marche dhe që autoritetet thonë se nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirs.

Qyteza, ndodhet midis maleve të Sibillini, i njohur dhe si një vend ku zhvillohet sporti i skive. Këtë fakt, kryebashkiaku i qytetit, Cristiana Gentili, e quan si një sukses grupi.

Ai thotë se qytetarët, bizneset, restorantet, kanë ëbrë punën e tyre dhe kanë respektuar masat, por megjithatë, ai pranon se kanë pasur dhe pak fat.