Shqipja dëshiron të futet për herë të dytë në Përputhen?! Arsyeja është kjo 0 36

Shqipe Hysenaj është konkurrentja e parë e cila u pezullua nga emisioni “Për’puthen” dhe largimi i saj bëri bujë të madhe në rrjet. Pas largimit, Shqipja nisi të publikonte ‘bombat’ e saj për produksionin dhe konkurrentët dhe vazhdon ende të trazojë rrjetin me informacione të reja, si ky i fundit për Andin dhe Melisën.

Madje, shumë prej fjalëve të saj kanë rezultuar të vërteta, duke i bërë ndjekësit të ndryshojnë mendim për Shqipen.

Nëse dikur ajo ishte personazhi më “i urryer” në Shqipëri, tashmë një pjesë e madhe kanë nisur t’i kërkojnë falje për fjalët me të cilat i janë drejtuar.

“Më fal, të kam dërguar një mesazh shumë të keq, por kisha tjetër mendim për ty.”- shkruan dikush Shqipes.

Ish-konkurrentja i përgjigjet me një video ku shprehet se i ka falur të gjithë ata që i kanë kërkuar ndjesë për fjalët e thëna dikur, pasi i kupton fare mirë.

Pyetja që na tërhoqi vëmendjen lidhej me ‘rikthimin’ e Shqipes në “Për’puthen”.

“Shqipe, shko si e ftuar tek “Për’puthen” dhe thuaj 2 fjalë për Tean se e meriton të marrë një mësim të mirë.”- i shkruan një ndjekës.

Ish-konkurrentja tregon se e ka këtë dëshirë, për t’i përplasur të gjithëve të vërtetën në fytyrë.

“Nuk të gënjej, kam shumë dëshirë të shkoj dhe kam akoma më dëshirë sikur të ishin të gjithë. Por kur them të gjithë, nga fillimi i emisionit e deri më sot. Nuk e keni ideni çfarë do kishit parë!”- është shprehur ajo duke qeshur.

-640-0-601beb21f3fd7.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19’, mjekja shqiptare PARALAJMËRON prindërit, ja çfarë doli nga testi i 9-vjeçares 0 9

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të moshave të reja, të infektuar me koronavirus.

Po ashtu, është ngritur alarmi për shtimin e numrit të fëmijëve të shtruar te Pediatria në QSUT, të cilat janë infektuar me Covid-19.

Mjekja Lida Shosha ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

Postimi i plotë

Femijet po infektohen ne masë. Kujdes!!! Femijet infektohen dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj. Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.

Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor. Bejini tampon femijeve. Ne te njejten dite, serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.

Tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e #riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.

//NewsBomb

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 10

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱