“Shqipëria po përmbytet, kryeministri del xhiro”, Kryemadhi në njësinë 8: Ne e mbajmë fjalën, sidomos me të rinjtë 0 15

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim në njësinë bashkiake nr.8 në Tiranë. Kryemadhi komentoi situatën e krijuar në vend si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, ku akuzoi kryeministrin se ka dalë xhiro për të kërkuar azil, ndërsa Shqipëria po përmbytet.

“Tani aktualisht që ne flasim, e gjithë Shqipëria po përmbytet nga shirat, ku e kemi kryeministrin? Kryeministri ka dalë xhiro, po kërkon azil politik për veten e tij. në vend që të jetë në krye të detyrës, në vend që të vërë institucionet për të ndihmuar ato familje dhe biznese që përmbyten. Pra Shqipëria është e përmbytur e gjitha. Pandemia në një anë, që ka shkatërruar, nga ana tjetër shkatërrimi i ekonomisë që vjen nëpërmjet përmbytjeve, në një anë tjetër kemi nj izolim total të Shqipërisë. Varfëria çdo ditë e më shumë ndikon dhe bëhet prezente në tryezat e shqiptarëve.” tha Kryemadhi.


“Në mëngjes isha në Don Bosko, pata disa takime. Tani jemi këtu në njësinë 8 në rrugën e Dibrës. Ajo që mendoj unë është përfshirja e angazhimi me shumë faktorë, e sidomos me atë shtresë të qytetarisë së Tiranës që nuk është e zhgënjyer se pse nuk është punësuar nga Bashkia e Tiranës, sepse kemi një dyndje për të punësuar me kontrata 2-3 mujore, por është e zhgënjyer për shkak të mungesës së mundësive, taksave të larta.

 

Në këtë vend ku jemi ne këtu, zotëria për shkak se nuk ka paguar 5 mijë lekë energji para 20 vitesh e ka penalizuar për ti dhënë pagën e solidaritetit për punonjësit, sepse për qiranë e dyqanit harroje. Pra, diskriminimi ose mënyra që përdoret politikisht në momente të caktuara të ndihmës duhet të mbarojnë përfundimisht në Shqipëri. Administrata, shteti është i shqiptarëve që e votojnë. Nëse shteti kthehet në funksion të një partie, varfëria do të mbretërojë dhe do të jetë në formën e një pandemie.

Varfëria në Shqipëri është kthyer si koronavirusi. Njerëzit në një anë vuajnë nga varfëria dhe në anën tjetër kanë frikën e pandemisë.”- vijoi Kryemadhi.

Ndër të tjera në takimin ku ishte i pranishëm edhe profesor Petrit Bare, kryetarja e LSI komentoi edhe ligjin për arsimin e lartë, ndërsa u shpreh se atë nuk do e shkruajë as Monika Kryemadhi, as Basha por universitetet.

“Për ligjin e Arsimit të Lartë faktikisht ne si LSI, edhe Floida, Kejdi edhe Klevi, që janë angazhuar jashtëzakonisht shumë, apo edhe profesor Shezo edhe Nora Malaj që kanë qenë pjesë e Komisionit, ne jo vetëm suportojmë ligjin, se suportojmë grupet e interesit. Ligjin e Arsimit të Lartë nuk e shkruan as Monika Kryemadhi, nuk e shkruan as Lulzim Basha , asnjë parti politike. Ligjin e Arsimit të Lartë do ta shkruajmë universitetet publike. Bashkë me universitetet private, ku lokomotivë është universiteti publik dhe grupet e studentëve të cilët janë pjesë e kësaj. Për Monikën, për LSI-në, apo për gjithë këta të rinj, ligji i Arsimit të Lartë ka rëndësi nëse diplomat e universiteteve tona janë konkurruese në Europë dhe në tregun e punës. Dhe përveç kësaj që me këtë rini energjike, entuziaste ne të mund të prodhojmë standarde të studentëve tanë, që e kanë treguar kudo sepse kanë qenë elita të universiteteve të tjera. Nëse politika do vazhdojë të fusë hundët, dhe të men dojë se mund të bëjmë politikë atëherë bëjmë gabimin më të madh. Universitetet jo vetëm kanë autonomi financiare, por janë ta pavarura politikisht dhe nuk duhet të kenë ndikim politik.” theksoi Kryemadhi.

Gjatë bisedës, Kryemadhi u shpreh se problemi kryesor në vend është largimi i të rinjve, ndërsa theksoi se LSI është forcë politike që mban fjalën sidomos me të rinjtë.

“Mendoj që është shumë e rëndësishme profesor, sepse një nga problemet që kemi ne sot është largimi i të rinjve dhe sektori i mjekësisë po e ndjen. Mjekët, infermierët që çdo ditë e më shumë largohen. Ju keni qenë në universitetin e infermierisë, keni qenë dekani i atij universiteti dhe ikën të tërë. Strategjia dhe politika po vazhdon me largimin e infermierëve. Të gjithë studentët e mjekësisë dhe infermierisë po mësojnë gjermanisht. Ja ku kemi Xhenin që ka qendër të gjuhëve të huaja dhe ka atë fluksin e madh të të rinjve.

Mendoj që ne na duhet të bëjmë një ndryshim, jo siglash, por na duhet të bëjmë një ndryshim mentaliteti, sistemi për të rikthyer shpresën dhe besimin tek të rinjtë. Jam e bindur që sigurisht që koha ime dhe e kujdo tjetër nuk mund të ketë kohën që ka Kristi që është gocë e re, apo Klevi që janë shumë të rinj. Por angazhimi ynë, fryma jonë, zemra jonë, do të ju japë mundësinë këtyre për të krijuar infrastrukturën për të qëndruar.

Meritat e tua dhe angazhimi yt në vite në profesion, mësimdhënie, mjekësi etj., janë shumë të domosdoshme jo vetëm për iluminuar brezin e ri, por edhe për të rritur anën profesionale për përfshirjen e të rinjve në politike. Pse mendojmë ne? Ne mendojmë që një grup parlamentar i LSI i cili ka vlera, integritet, meritokraci, profesionalizëm brenda saj, aty ku ndërthuren me eksperienca të reja, frymën, dëshirën pasionin e brezit të ri ka një komplentarizëm më të madh për ofruar njerëzve mundësi të reja. Njerëzit nuk kanë nevojë për sigël partish, por për njerëz që zgjedhin hallet e tyre. Njerëzit janë mësuar me programe partish që kanë ngelur në kuadër projektimesh. Tashmë ata duhet të prekin me dorë atë që ndodh. Ne për fatin tonë të mirë e mbajmë fjalën. Ne gjithmonë e kemi mbajtur fjalën, jemi angazhuar dhe përgjigjur, sidomos të rinjve e të reja. Angazhimi i çdo prindi, familje bëhet për ti krijuar hapësira të rinjve e të rejave, fëmijëve sepse në fund të ditës, e ardhmja e vendit është rinia. Nëse kemi një rini të angazhuar, shkolluar, profesionale do të na e bëjë shumë më të mundur këtë gjë.” theksoi ajo.

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Trump heq kufizimet për fluturimet nga zona Schengen, Irlanda dhe Britania e Madhe, Biden kundër: Nuk është koha 0 3

Dy ditë para inaugurimit të demokratit Joe Biden si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Presidenti në largim Donald Trump ka vendosur të heqë ndalimin e hyrjes për udhëtarët nga Zona Shengen, Irlanda, si dhe Mbretëria e Bashkuar, e vendosur në pranverë vitin e kaluar.

Vendimi është njoftuar nga Shtëpia e Bardhë, e cila shpjegon se Presidenti Trump ka nënshkruar një deklaratë të re duke hequr kufizimet e hyrjes për udhëtarët që vijnë nga 28 vendet e Evropës.

“Duke kuptuar që natyra e kërcënimit të paraqitur nga COVID‑19 do të evoluonte me kalimin e kohës, unë drejtova Sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimet Njerëzore të më bënin rekomandime në lidhje me vazhdimin, modifikimin ose ndërprerjen e kufizimeve që unë kisha vendosur më parë”, thekson Presidenti Trump në shpalljen e botuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

Deklarata shpjegon më tej se më 12 janar 2021, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) lëshuan një urdhër, duke detyruar të gjithë udhëtarët që mbërrinin në SHBA nëpërmjet linjave ajrore të paraqisnin prova të testit negativ COVID-19 ose prova se ishin shëruar nga COVID- 19, duke filluar nga 26 janari.

 

 

Sipas Trump, Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i ka shpjeguar atij se kërkesa për rezultate negative të testit COVID-19 dhe prova e infektimit në të kaluarën do të parandalojë ardhjen e pasagjerëve të prekur nëpërmjet rrugëve ajore në Shtetet e Bashkuara.

“Nisur nga kjo, Sekretari më ka këshilluar që të heq kufizimet e zbatueshme për Zonën Shengen, Mbretërinë e Bashkuar, Republikën e Irlandës dhe Republikën Federale të Brazilit, ndërsa ka lënë në vend kufizimet e zbatueshme për Republikën Popullore të Kinës dhe Republikën Islamike të Iranit”, vëren Trump, duke theksuar më tej se ai ka vendosur të zbatojë këshillat e Sekretarit dhe të heqë ndalimin e hyrjes për udhëtarët nga Zona Shengen, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar, duke qenë se ata janë në përputhje me kërkesat e hyrjes.

Duke u kthyer më 11 Mars, Donald Trump nënshkroi një shpallje që ndalon udhëtarët nga 26 shtetet anëtare të Zonës Shengen të hyjnë në territorin e Shteteve të Bashkuara, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë zyrtarisht e quajti COVID-19 një pandemi.

Menjëherë më pas, në mes të numrit në rritje të rasteve me COVID-19, Presidenti Trump nënshkroi një tjetër shpallje, duke kufizuar hyrjen në SHBA për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda.

Në atë kohë, ndalimet e udhëtimit u kritikuan nga shumë, duke përfshirë zyrtarë të BE-së, të cilët më vonë mbyllën kufijtë e jashtëm të Zonës Shengen, duke ndaluar kështu hyrjen e udhëtarëve amerikanë dhe të gjithë udhëtarëve të vendeve të treta në BE dhe territorin Shengen.

Pas njoftimit, Jen Psaki, sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë për Presidentin e zgjedhur Joe Biden, tha se tani nuk është koha për të hequr kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare, duke përmendur përkeqësimin e pandemisë dhe variantet më ngjitëse të virusit.

“Me këshillën e ekipit tonë mjekësor, Administrata nuk ka ndërmend të heqë këto kufizime në 26 janar. Në fakt, ne planifikojmë të forcojmë masat e shëndetit publik rreth udhëtimeve ndërkombëtare në mënyrë që të zbusim më tej përhapjen e COVID-19”, shkroi Psaki në “Twitter”.

 

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Nuk pritej! Kylie Jenner vishet nga stilistët shqiptarë [FOTO] 0 5

Një nga personazhet publike më të njohura në botë, Kylie Jenner, i ka surprizuar të gjithë së fundmi.

Ylli televiziv shfaqet gjithmonë e kuruar në publik apo në rrjetet sociale. E reja tregon se ka shumë stil në veshje dhe nuk i zhgënjen fansat me zgjedhjet e saj.

Kylie ka postuar një video ku pozonte para pasqyrës dhe mbante veshur një palë pantallona dhe bluzë të bardhë, si gjithnjë shumë seksi. E veçanta këtu është se pantallonat e saj janë të stiluar nga stilistë shqiptarë të firmës “Street style jeans”.

Vetë firma ka ndarë videon në rrjetet sociale. Stilistët marrin xhinsa të vjetra dhe i përshtatin me trendet e fundit, madje edhe i personalizojnë veshjet.