Shqipëria nënshkruan marrëveshje për vaksinat kineze 0 24

Shqipëria ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen për vaksinën kineze. Lajmi bëhet i ditur nga një Vendim i Këshillit të Ministrave.

Për miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş.për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave”, thuhet në fletoren zyrtare.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Shqipëri mbërriten 10 mijë doza vaksine të Sputnik, kompani ruse, te cilat bishin dhuratë nga Princi I kurorës së Emirateve të Bashkuara.

VENDIMI I KESHILLIT TE MINISTRAVE
VENDOSI:

Neni 1
Miratimi i tekstit të marrëveshjes
1.Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”A.Ş., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science CoLtd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.
2. Marrëveshja për furnizimin ndërmjetMinistrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.
3. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.
4. Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për furnizimin e vaksinës së inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell), Coronavac të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, të furnizuar për Shqipërinë nga Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret A.Ş.,sipas kushteve të tekstit të marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.
Neni 2
Efektet financiare Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fero finalizon projektin e tij më të madh dhe ka një pyetje me rëndësi për fansat 0 5

Fero ka paralajmëruar prej kohësh se ka gati një album të ri, që mban titullin “Goat”. Prej kohësh reperi ka bërë të ditur se këtë vit do e dëgjojmë kudo dhe në fakt fjalën e ka mbajtur. Sot reperi ka njoftuar se albumi i tij është gati dhe ua ka lënë fansave të tij në dorë që të zgjedhin se kur do të publikohet.

Fero ka publikuar foton e kopertinës së albumit dhe përkrah ka shkruar: “Dërgojuni atyre këtë mesazh. Albumin e doni në maj/ qershor?”. Sigurisht pjesa më e madhe e fansave të reperit kanë zgjedhur muajin maj dhe nuk e dimë nëse Fero do e mbajë fjalën dhe do ju plotësojë dëshirën fansave.

Ndërsa sa i përket jetës private, kujtojmë se së shpejti Fero do të bëhet baba i një vajze. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai është shprehur shumë i lumtur që presin vajzë, edhe pse në fillim mendonte se do të bëhej baba i një djali.

Shkon në 350 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri 0 4

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecen me ritme të kënaqshme ditët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në vendin tonë janë kryer 350 mijë vaksinime.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në mediat sociale.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 148 raste të reja nga 3008 testime.

Në total, në Shqipëri janë 24 888 qytetarë të infektuar me covid, 18 195 prej tyre janë në Tiranë.