Shqipëria e treta për çmimin e lartë të karburantit, Rama: Taksa këtu është e integruar, ndër të paktat gjëra të mençura që ka bërë qeveria paraardhëse 0 28

Kryeministri i Shqipërisë është pyetur në konferencën për shtyp lidhur me raportin e Global Price Petrol që e nxjerr vendin tonë të tretin për nga çmimi i lartë i karburantit në gjithë botën, duke lënë pas vetëm Suedinë e Hong Kongun.

Rama shpjegon se kjo është një çështje strukturore pasi në Shqipëri taksa e qarkullimit është e integruar në çmimin për litër të karburantit, madje vlerëson qeverinë paraardhëse të Berishës për këtë fakt si një nga gjerat e mençura që ka bërë.

Nga ana tjetër ai sqaron se jashtë shtetit paguhet dy herë për karburantin, dhe nëse i merr të dyja atëhere vihet në parametrat mesatare të çmimit kudo.

”Ne kemi dhënë paketën më të madhe ndihmëse në historinë e vendit dhe rajonit, duke bërë të mundur për bizneset e vogla, jo siç konsideroheshin më parë, por sot me xhiro deri në 140 mijë dollarë në vit që të kenë 9 taksë mbi fitimin. Lehtësimi më i madh i mundshëm, që ka ndodhur në gjithë rajonin.

S’ka asnjë vend të rajonit ku biznesi i vogël mos paguajë asnjë qindarkë taksë mbi fitimin, dhe asnjë qindarkë TVSH deri në 100 mijë dollarë në vit.

Paketë më ndihmëse se kjo nuk ka askund tjetër, duhet bërë mirë llogaria në të dyja dimensionet. Njëra është çfarë ka dhënë shteti në cash, dhe çfarë ka hequr nga arka e vet për t’ia lënë biznesit e qytetarit. E padiskutueshme që impakti i kësaj mase mbi biznesin e vogël do jetë pozitiv. Nuk do qëndrojë aty nga janari deri në prill, 2029.

Edhe taksa e qarkullimit, e kështu me radhë. Nëse i ndajmë këto, ku paguhet dy herë, nuk paguhet një herë, vijmë në parametrat mesatarë të çmimit kudo. Në vendet e tjera paguhet dy herë. Si ta shpjegoj, të paguhet veç taksa e qarkullimit dhe në litrin e konsumit të karburantit, këtu është e integruar, dhe është një ndër gjërat e mençura të pakta që ka bërë qeveria paraardhëse.

Jo se këtu i kushton më shumë se sa jashtë. Jashtë paguajnë veç, 1 mijë e 1 herë e kam shpjeguar, është çështje strukturore.”- tha Rama./balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Biden betohet si President i SHBA, Bushati: Moment i rëndësishëm për stabilitetin demokratik në rajon 0 3

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden merr sot zyrtarisht detyrën duke u betuar si president i 46-të i vendit. Për ish ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin, “që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht, duke pasur në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve për stabilitetin demokratik në Shqipëri dhe rajon”.

Duke sjellë në vëmendje përkrahjen dhe ndjeshmërinë e Biden për rajonin e veçanërisht Kosovën, Bushati shprehet se kjo lidhje e tij me rajonin, sikundër dhe e ekipit përgjegjës për politikën e jashtme dhe të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, janë inkurajuese për një vëmendje të shtuar të SHBA-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për një bashkëveprim më të ngushtë me BE-në, duke e konsideruar procesin e transformimit të Ballkanit dhe anëtarësimit në BE, një punë të papërfunduar.

Ai shton se ripërtëritja e aleancës euro-atlantike, rikthimi aktiv i SHBA-vë në disa nisma të rëndësishme shumëpalëshe pritet të marrë përparësi me administratën Biden, duke e konsideruar vitin 2021 një vit interesant për të testuar edhe ndërveprimin e SHBA-ve me vendet e G7.

 

 

Postimi i plotë:

Sot është një ditë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbarë botën. Fituesi i zgjedhjeve presidenciale, Joe Biden, merr zyrtarisht detyrën si presidenti i 46-të i vendit. Ai mori 306 vota elektorale dhe më shumë se 81 milion vota popullore, duke thyer çdo rekord të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Në klimën e polarizuar dhe aktet e dhunës që shoqëruan kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve, duket se sfida më e madhe politike për Presidentin Biden është normalizimi i mosmarrëveshjeve politike. Krahas stabilizimit të brendshëm, kjo sfidë ka të bëjë edhe me forcën tërheqëse të modelit që përfaqësojnë SHBA-të në botë.

Si pasojë e Pandemisë COVID-19, bota është në dhëmbët e krizës më të rëndë që ka përjetuar që prej Luftës së Dytë Botërore. Në planin ndërkombëtar, SHBA-të mbeten aktori më i fuqishmëm. Kina është një konkurrent gjithnjë e më sfidues, me të cilën SHBA-të do të përballen në një rivalitet më së shumti teknologjik. Nga ana tjetër, ndikimi i Rusisë, kryesisht në kufijtë e NATO-s, rikthen vëmendjen për një angazhim të strukturuar me të.

Në këtë kontekst, ripërtëritja e aleancës euro-atlantike, sikundër rikthimi aktiv i SHBA-vë në disa nisma të rëndësishme shumëpalëshe pritet të marrë përparësi me administratën Biden. Viti 2021 do të jetë interesant për të testuar edhe ndërveprimin e SHBA-ve me vendet e G7. Gjermania dhe Japonia, dy aleatë të pazëvendësueshëm të SHBA-ve, respektivisht në Europë dhe Azi, tradicionalisht të njohura për qëndrueshmërinë e tyre, janë përfshirë në proceset e ndryshimit të drejtuesve politik.

Për fatin tonë të mirë, rajoni ynë nuk është i huaj për Presidentin Biden. Përkundrazi! Krahas njohurive të thella për rajonin, ai ka edhe një lidhje shpirtërore, veçanërisht me Kosovën. Do të mbetet gjithnjë e pashlyer në memorien time – teksa shoqëroja kryeministrin Rama në takimin me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, më 14 Prill 2016, – ndjeshmëria e Zëvendës Presidentit Biden për historinë e dhimbshme të Ballkanit dhe angazhimi i tij për paqen dhe transformimin e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Pikërisht, kjo lidhje e tij me rajonin, sikundër dhe e ekipit përgjegjës për politikën e jashtme dhe të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, janë inkurajuese për një vëmendje të shtuar të SHBA-ve në rajonin tonë dhe për një bashkëveprim më të ngushtë me BE-në, duke e konsideruar procesin e transformimit të Ballkanit dhe anëtarësimit në BE, një punë të papërfunduar. Për ne, ky është një moment i rëndësishëm që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht, duke pasur në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve për stabilitetin demokratik në Shqipëri dhe rajon.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Bora i kapi MAT! Ç’ndodhi mes Sindit dhe Atdheut? Shkelje syri dhe puthje, ja ç’humbëm! 0 4

Ndërkohë që në studion e Përputhen diskutohej takimi i Muratit me Sindin, Bora vuri re një tjetër ‘ngjarje’ që ndodhte ndërkohë.

“Sindi i shkel syrin, Atdheu i dërgon puthje, çfarë po ndodh këtu”, pyeti Bora.

Diskutimi

Atdheu: Ishte një puthje shoqërore

Sindi: po ndjen që po i ikën dikush nga duart

Arjani: Bravo Sindi, shih ca bën. Dike të shkelke syrin.

Bora: unë kam parë afrimitet mes jush dhe në backstage

Sindi: në fakt Atdheu në kohën kur unë s’kam qenë , ishte i vetmi që më ka shkruar dhe më ofroi mbështetjen e tij, dhe e vlerësoj shumë.
Se njërzit në fund të fundit shihen kur ke nevojë dhe je në vështirësi.

Atdheu: po sigurisht se njerëz për kafe dhe dreka e darka kemi plot.