Shpëtoi kolegët, 33-vjeçari ende i bllokuar në magazinën ku vijon zjarri 0 20

Arjan Sala ishte në krye të detyrës kur ra zjarri në magazinën e nëndheshme të qendrës tregtare, afro dy ditë më parë.

Prej dy ditësh nuk ka ende asnjë të dhënë për gjendjen e punonjësit. Siç është bërë e ditur nga punonjësit e tjerë ka qenë i riu që arriti të shpëtonte disa persona kur ra zjarri në magazinën e qendrës tregtare, por vetë mbeti brenda.

Ndërkohë që policia ka sjellë një informacion zyrtar me pak të dhëna, mësohet se Prokuroria ka nisur një hetim për ngjarjen.

Familjarët e punonjësit të sigurisë, Arjan Salaj në lot e dhimbje kërkojnë nga shteti të shpejtohet me kërkimet për gjetjen e tij, teksa pretendojne se zjarrfikëset nuk kanë mjetet e nevojshme për të neutralizuar zjarrin.

Gjatë daljeve publike familjarët kanë bërë apel që në vendin e ngjarjes të shkojnë Forcat e ushtrisë me mjete më të specializuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 3

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.