Shpërndante hashash në doza të vogla në Tiranë, vihet në pranga 24-vjeçari 0 37

Policia e Tiranës njofton se në orët e fundit ka arrestuar 3 persona, për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, në pranga ka rënë një 24-vjeçar, që akuzohet se shpërndante hashash në doza të vogla.

Po ashtu, në pranga kanë rënë edhe persona të tjerë, që akuzohen për vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

 

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihet në pranga 1 shtetas.
Arrestohen në flagrancë edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në zonën e Astirit, një shtetas shpërndante lëndë narkotike, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin:

  • L. M., 24 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 234 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 24 vjeç, i dënuar më pare për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Stavri Themeli”, është kapur në tentativë për të vjedhur në ambientet e banesës të shtetasit B. D.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 25 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, ka vjedhur disa aksesorë në një dyqan telefonash.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. K., 37 vjeç, pasi në rrugën “Besim Alla”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

 

 

(Balkanweb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos thuaj titull! Triumfi në dorën e Inter, por Conte e ndalon të flitet për trofeun 0 2

Me shkëputjen prej 11 pikësh kur mbeten edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit vetëm një “çmenduri” mund t’i hiqte nga duart Interit titullin kampion. Por Antonio Conte nuk është nga ata që pushtohet nga euforia. Tekniku ka ndaluar jo vetëm festën e parakohshme, por edhe përmendjen e fjalës titull në skuadrën e tij derisa matematika ta vulosë atë. Konfirmimi vjen nga Alessandro Bastoni, mbrojtësi dhe një nga zbulimet më të mëdha në këtë sezon për zikaltërit.

Është ndalur të flasim për titullin. Conte na e përsërit gjithmonë se duhet të jemi të përqëndruar. Kemi bërë një ecuri të shkëlqyer. Këtë e tregojnë 11 fioret radhazi, por do të luftojmë derisa të kemi sigurinë matematikore”, ka thënë futbollisti në një intervistë dhënë në televizionin zyrtar të Interit. Kryesuesit e Serie A do të luajnë të dielën në mbrëmje një ndeshje të vështirë, pasi do të zbresin në fushën e Napolit, që është në garë për një vend në Champions League.

Xhensila dhe stili ndryshe i stërvitjes në oborrin e shtëpisë me paralele dhe pemë 0 3

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se po vazhdon të ndjekë këtë stil ndryshe të stërvistjes. Ajo ka postuar së fundmi në Instagram foto dhe video ku shihet duke bërë ushtrime në oborrin e shtëpisë. Ajo shfaqet edhe në një paralele duke stërvitur muskujt.

Këngëtarja mban veshur një kostum sportiv ngjyrë gri, ku duket në formë të mirë fizike. Fundja, ku ka më mirë se stërvitja në natyrë.