Shkodër/Protestuesit brenda selisë së PS, digjen disa objekte të saj 0 26

Protestuesit në qytetin e Shkodrës kanë hyrë pasi kanë thyer dyret dhe xhamat kanë brenda selisë së Partisë Socialiste duke nxjerrë prej aty objekte të ndryshme e madje edhe podiumin nga ku bëhen deklaratat.

Pasi i kanë nxjerr jashtë objektet e mundshme, protestuesit u kanë vënë atyre flakën. Policia nuk ka ndërhyrë në momentet e para, ndërsa është pritur ardhja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, që kanë përdorur gazin lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve./Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Homazhe në Bulevard, Rama vendos karafila të kuq në vendet ku u vranë 4 protestuesit më ’21 janar’ 0 7

Kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e viktimave të 21 janarit ka mbajtur homazhe përkujtimore në Bulevardin ‘’’Dëshmorët e Kombit’’ para kryeministrisë.

Po sot Rama shpalli 4 viktimat e ’21 janarit’ në 10-vjetorin e ngjarjes ‘’Dëshmorë të Atdheut’’.

Ai kërkoi besim se drejtësia do të bëjë drejtësi për 21 janarin edhe pse diçka e tilë prej vitesh mungon.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Tani u kuptua gjithçka! Fero dhe Morena konfirmojnë atë që të gjithë po prisnim prej kohësh 0 8

Në dhjetor Fero u rikthye sërish në Instagram pas një mungese të gjatë. E para që nxitoi t’i uronte rikthimin reperit ishte Morena Taraku.


“Mirë se u riktheve vëlla”, i komentoi këngëtarja reperit.

Ky koment tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe më pas u zbulua se nuk ishte fare i rastësishëm. U tha se Morena dhe Fero do të sillnin një bashkëpunim me njëri-tjetrin, por nuk u dha asnjë detaj më tepër. Ndërkohë këtë gjë e kanë konfirmuar sot edhe vetë këngëtarët.

Ata kanë publikuar në Instagram foto në të cilat shfaqen të veshur “matchy-matchy”. Morena shihet e veshur me një kostum në ngjyrë portokalli e po ashtu edhe Fero. Ata nuk kanë dhënë asnjë detaj, ndëkohë që Morena i ka komentuar Feros në postim: “Dhe…”, shoqëruar pas me emojin e një bombe. Siç duket ky bashkëpunim do të jetë shumë i fortë dhe tani thjesht do të na duhet të presim për të mësuar të tjera detaje.

Kujtojmë se sot Fero paralajmëroi edhe një bashkëpunim tjetër. Ai ndau me ndjekësit një foto në Instagram, duke i informuar se po sjell një këngë me reperin E7. Ndërkohë disa javë më parë u raportua se Genta Ismaili dhe reperi Fero po sjellin një duet dhe nuk dimë ç’të presim nga ky kombinim. Ata kanë realizuar edhe klipin e këngës dhe është thjesht çështje kohe që bashkëpunimi i tyre të publikohet./iconstyle