Shkencëtari i vaksinës së COVID: Jeta mund të kthehet në normalitet dimrin e ardhshëm 0 40

Dr. Uğur Şahin, një nga themeluesit e kompanisë gjermane të bioteknologjisë BioNTech, e cila njoftoi prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 dhe u raportua të jetë 90% e suksesshme tha se jeta mund të kthehet në normalitet që nga dimri i ardhshëm.

Shkencëtari turko-gjerman deklaroi  në “Andrew Marr Show” në BBC se ai është i sigurt që me një vaksinë me ndikim kaq të lartë, transmetimi midis njerëzve do të ulet me 50%  dhe ndoshta jo me 90%  dhe se edhe kjo do të zvogëlojë ndjeshëm përhapjen e pandemisë.

Ai theksoi se nëse gjithçka shkon mirë, vaksina do të fillojë të shpërndahet në fund të këtij dimri ose në fillim të vitit të ardhshëm, duke shtuar se qëllimi i tyre është të shpërndajnë të paktën 300 milionë doza në gjithë botën deri në prill.

Sipas tij, jeta normale mund të kthehet dimrin e ardhshëm, por shtoi se është e rëndësishme i gjithë programi i vaksinimit të përfundojë para vjeshtës së ardhshme.

Duke theksuar se muajt e verës gjithashtu do të ndihmojnë në luftimin e virusit me uljen e niveleve të infeksionit, Şahin tha se është e nevojshme që të arrihet një nivel i lartë i vaksinimit në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Ai deklaroi se efektet anësore të vaksinës ishin dhimbja që zgjati për disa ditë në vendin e shpimit dhe një ethe e lehtë që ka zgjatur për disa ditë te disa subjekte, duke shtuar se nuk kanë hasur në ndonjë efekt anësor serioz sa të ndalonte punimet.

Ndryshe, vaksina potenciale e zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe firmës bioteknologjike gjermane BioNTech, ku shkencëtari turk Prof. Dr. Uğur Şahin është partner themelues, u raportua të jetë më shumë se 90 për qind e efektshme kundër virusit.

Vaksina me emrin BNT162b1 u raportua të jetë testuar te 43.538 persona në gjashtë shtete dhe deri më tani nuk ka prodhuar shqetësime serioze të sigurisë.

Teksa vendet në gjithë botën garojnë për të nënshkruar kontrata për miliona doza vaksinash, BioNTech njoftoi më parë planet për të prodhuar 100 milionë vaksina globalisht deri në fund të vitit 2020 dhe rreth 1,3 miliardë doza të tjera deri në fund të 2021.

Pfizer dhe BioNTech tashmë kanë nënshkruar marrëveshje paraprake me SHBA-në, BE-në, Britaninë, Kanadanë dhe Japoninë për furnizimin e vaksinës.

Kompanitë kanë nënshkruar një kontratë prej 1,95 miliardë dollarësh për t’i siguruar qeverisë amerikane 100 milionë doza duke filluar nga ky vit.

Komisioni i BE-së njoftoi dje se së shpejti do të nënshkruajnë kontrata me këto kompani për të marrë deri në 300 milionë doza të vaksinës./T.Ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19’, mjekja shqiptare PARALAJMËRON prindërit, ja çfarë doli nga testi i 9-vjeçares 0 13

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të moshave të reja, të infektuar me koronavirus.

Po ashtu, është ngritur alarmi për shtimin e numrit të fëmijëve të shtruar te Pediatria në QSUT, të cilat janë infektuar me Covid-19.

Mjekja Lida Shosha ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

Postimi i plotë

Femijet po infektohen ne masë. Kujdes!!! Femijet infektohen dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj. Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.

Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor. Bejini tampon femijeve. Ne te njejten dite, serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.

Tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e #riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.

//NewsBomb

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱