Shkeli karantinën dhe i bëri qytetit afro 200 mijë dollarë dëm, dy vjet burg për të riun 0 14

Një gjykatë në Vietnam i dha të martën një stjuardi të Vietnam Airlines një dënim me dy vjet burg pasi e shpalli atë fajtor për thyerjen e rregullave të karantinës Covid-19 dhe përhapjen e virusit tek të tjerët.

Duong Tan Hau, 29 vjeç, u dënua për “përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme infektive” nga Gjykata Popullore e qytetit Ho Chi Minh, tha Ministria e Sigurimit Publik të Vietnamit në një deklaratë.

Sipas aktakuzës, Hau shkeli rregullat e karantinës 14-ditore të vendit dhe u takua me 46 persona të tjerë pas fluturimit të tij nga Japonia në nëntor. Shkeljet e tij çuan në një karantinë dhe testimin e rreth 2,000 njerëzve të tjerë në qytet, duke shkaktuar një dem që arrin koston e rreth 194,000 dollarëve.

Media shtetërore tha se ai kishte infektuar të paktën tre persona të tjerë.

“Shkelja e Hau ishte serioze, vuri në rrezik shoqërinë dhe rrezikoi sigurinë e komunitetit,” tha deklarata.

Vietnami është vlerësuar për përpjekjet e tij për të përmbajtur virusin përmes testimit dhe gjurmimit masiv dhe karantinimit të rreptë dhe të centralizuar. Shteti ka regjistruar më pak se 2,600 infeksione Covid-19 dhe vetëm 35 vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U shpall fajtor për vdekjen e George Floyd, zbulohet se çfarë kishte shkruar në dorë ish – polici Chauvin, ku u paraqit në sallën e gjyqit 0 5

Derek Chauvin, ish-oficer në policinë e Minneapolis në SHBA, është dënuar me 40 vite burg, pasi u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd. Sipas mediave të huaja, 45-vjeçari Chauvin, u paraqit në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurisë për të mësuar vendimin e jurisë.

Bashkë me të në sallë, ishte edhe avokati që e mbronte, Eric Nelson. Pikërisht, numrin e këtij të fundit, Chauvin e shkruajti në dorë, në mënyrë që nëse shpallej fajtor (gjë që ndodhi) do ta telefononte menjëherë.

Avokati deklaroi se Chauvin kishte frikë se copa e letrës do i merrej, ndaj dhe vendosi të shkruante numrin në dorën e tij. Si një ish-oficer policie që kishte bërë tashmë disa paraqitje në gjykatë, Chauvin parashikonte që të kishte qasje të kufizuar në një telefon, por e dinte se do të lejohej të telefononte avokatin e tij, ka thënë më tej Nelson.

Chauvin, i cili mund të dërgohet në burg për dekada, u shpall fajtor si i akuzuar për vrasje të paqëllimtë të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë.

Juria me gjashtë anëtarë të Bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë ose multiracial u kthye me verdiktin e saj pas rreth 10 orësh diskutimesh brenda dy ditësh.

 

foto galeri foto galeri

Shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe paditet me 5 milionë dollarë! 0 8

Kasapi turk, shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe, i njohur gjerësisht si ‘Salt Bae’, po përballet me një proces gjyqësor prej 5 milion dollarësh për shkelje të së drejtës së autorit. Një artist amerikan thotë se Gökçe përdori artin e tij pa leje.

Vepra artistike në fjalë është një ilustrim i tij në pozën e tij të famshme duke hedhur kripë. Artisti i Brooklyn, Logan Hicks, thotë se ai dhe shoku i tij Joseph Iurato u punësuan nga Gökçe për të krijuar një mural të tij, por më pas përdorën të njëjtën vepër arti në restorantet e tij në të gjithë botën dhe si logon e tij, sipas New York Post.

Hicks zbuloi se Gökçe dhe kompanitë e tij kishin përdorur të njëjtin imazh pa leje në shfaqjet e dritareve, në menutë, çanta, paketimet, shenjat dixhitale dhe etiketën për linjën e erëza të Salt Bae, sipas padisë.

Gökçe u bë i famshëm për herë të parë në vitin 2017 kur imazhet e tij duke spërkatur kripë në një biftek u bënë virale në Instagram.