Shiriti i kapitenit i hedhur nga Ronaldo shkon për bamirësi: do paguajë kurat e një fëmije 6 muajsh 0 25

Shiriti i kapitenit që Cristiano Ronaldo hodhi në fushë të shtunën e kaluar në Beograd, në protestë kundër mos akordimit të golit të tij në minutën e fundit të kualifikueses së Botërorit Serbi-Portugal, do të shitet në një ankand bamirësie. Të ardhurat do të shkojnë për të mbështetur kurat jashtëzakonisht të shtrenjtë që i duhen një foshnje gjashtë muajshe të sëmurë rëndë. Shiriti, siç raportohet nga agjencia Tanjug, është marrë nga një prej përgjegjësve të shërbimit të rendit në stadiumin Rajko Mitic, i cili që ka vendosur ta dhurojë për bamirësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Formacionet zyrtare: Reali në kërkim të tri pikëve ndaj Cadizit 0 1

Real Madridi është mysafir i Cadizit në ndeshjen e xhiros së 32-të në La Liga që zhvillohet në Estadio Ramon de Carranza.

Los Blancos e humbën mundësinë për t’iu afruar më shumë Atletico Madridit pas barazimit ndaj Getafes dhe tash qëndrojnë tri pikë prapa.

Cadizi mban vendin e 13-të në tabelë me 36 pikë, nëntë pikë larg zonës së rrezikut.

Beatrixit i ngel hatri shumë”, Anxhelina sqaron një herë e mirë arsyen e sherrit të bujshëm mes kushërirave 0 2

Kohë më parë, mes dy kushërirave Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj nisën konfliket dhe rrjetet sociale i nxorrën zbuluar.

Dikur ato kalonin shumë kohë bashkë dhe postonin vazhdimisht foto me njëra-tjetrën, mirëpo jo vetëm foto që nuk publikuan, por as nuk ndiqeshin më në Instagram.

U tha se arsyeja e sherrit ishte miku i ngushtë i Anxhelinës, grimieri i famshëm Ariel.

Sipas këtyre zërave, Beatrix i kishte kërkuar Ariel-it ta ndihmonte për karrierën e saj në Amerikë, mirëpo kjo nuk i kishte pëlqyer Anxhelinës, e cila ishte bërë xheloze.

Vajzat preferuan të mos e komentojnë këtë ngjarje në media, por një vit pas sherrit të bujshëm gjërat mes tyre u rregulluan.