Shifrat e FMN-së: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit 0 34

Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit.

Në të dhënat e publikuara të Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit, FMN parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), me çmime korente në 2020-n të arrijë në rreth 17.1 miliardë lekë, duke e tejkaluar nivelin e para pandemisë. Më herët, fondi parashikonte se niveli i parakrizës do të mund të tejkalohej vetëm në vitin 2022.

Rishikimi i shifrave erdhi, pasi FMN përmirësoi vlerësimin për ecurinë ekonomike për vitin 2020, me një rënie prej -3.5%, nga -7.5% që ishte pritshmëria fillestare një vit më parë, kur sapo kishte filluan pandemia.

Rishikimi erdhi në linjë me publikimet zyrtare të INSTAT, sipas të cilave ekonomia u tkurr me 3.31% në 2020-n, më pak edhe se vetë pritshmëritë e qeverisë prej -4.5%. Më pesimistja ishte Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që priste një tkurrje prej -9% në 2020-n, e nisur nga varësia e lartë që ka ekonomia nga turizmi.

Në rajon, Shqipëria ka rënien më të ulët pas Serbisë (-1%). Shteti ballkanik më i goditur nga pandemia në 2020-n ishte Mali i Zi, me -15.2%, duke pasur ecurinë më negative nga gjithë Europa në Zhvillim. Maqedonia Veriut u tkurr me -4.5%, Kosova me -6%, Bosnjë Hercegovina me -5.5%.

Një tjetër shtet me varësi të lartë nga turizmi, Kroacia, u tkurr me -9%, sipas tabelave të FMN-së. Shteti i vetëm me rritje në Europën në zhvillim është Turqia, me +1.8%.

Sipas INSTAT, ekonomia humbi 560 milionë euro nga pandemia

Në vitin 2020, ekonomia ka humbur rreth 71 miliardë lekë, (560 milionë euro), si rrjedhojë e pandemisë që ktheu përmbys gati të gjithë sektorët në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), që llogarit vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një periudhë të caktuar, në vitin 2020 ishte 1.61 trilionë lekë (gati 13 mld euro), nga 1.68 trilionë lekë në 2019-n, duke u tkurrur me -4.2% në vlerë nominale dhe -3.3% në vlerë reale (duke llogaritur dhe deflatorin e PBB-së, prej -0.9%, që është negativ, ndonëse inflacioni mesatar në 2020-n ishte 1.6%!).

Të dhënat e detajuara vjetore të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se nga 11 aktivitete kryesore ekonomike, vetëm 3 prej tyre ishin me rritje, “pasuritë e paluajtshme”, “ndërtimi” si dhe “Administrata publike; arsimi; shëndetësia”. Të gjithë sektorët e tjerë ishin me rënie, më e fortë në grupin “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që vuajtën direkt pasojat e kufizimeve dhe ndalimit të udhëtimeve, si dhe në industri (shiko grafikun: Ndryshimi i PBB-së në vlerë, sipas aktiviteteve ekonomike).

Pavarësisht shifrave të ulëta të rënies ekonomike, gjeneratorët kryesorë të punësimit kanë marrë një goditje të fortë. Dy sektorët me rënien më të lartë “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” dhe industria kanë gjithsej 340 të punësuar sipas INSTAT, ose 64% të të punësuarve në sektorin privat jobujqësor./Monitor

Kkl

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E pyesin shpesh për të ardhmen, trajneri i Barcelonës “shfryn” ndaj gazetarëve 0 21

Aventura e Ronald Koeman në stolin e Barcelonës nuk ka qenë shumë pozitive por blaugranët janë ende në garë në La Liga dhe në finalen e Kupës së Mbretit. Trajneri i Barcelonës e ka parë veten në pozita jo komode gjatë konferencave për shtyp, shpesh është pyetur për të ardhmen e tij, ky fakt me sa duke ka bezdisur jo pak holandezin:

Është e çuditshme, më duhet shpesh ti përgjigjem pyetjeve në lidhje me të ardhmen time. Sa herë humbas një ndeshje më pyesni për të ardhmen. Nuk jam dakord me këtë por më duhet ta pranojë. Unë mendoj vetëm të bëj punën time, kam ende një vit kontratë me Barcelonën dhe për mua është një kënaqësi e madhe të jem këtu. E di se çfarë mund të ndodh nëse fitoj edhe nëse humbas”, u shpreh Koeman në konferencë për shtyp përpara finales kundër Athletic Bilbao.

Elvana Gjata dhe Pirro Çako rikthehen me një album dedikuar jetës! 0 18

Elvana Gjata ka çelur ndryshe nga bashkëpunimi me Pirro Çakon duke sjellë një muzikë më të pjekur e tekste që u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku, me albumin e parë.

Tani erdhi dhe i dyti dhe Elvana është e kujdesshme ta ndajë suksesin me kompozitorin Pirro Çako i cili kur u duk se u tërhoq nga kompozimi e tekstet e këngëve parpritur si me Parashqevi Simakun iu rikthye frymëzimi me Elvana Gjatën.

Këngëtarja i dedikon një shënim ku thotë:

“Pirro i dashur…

Je nder e krenari i ketij vendi!

Burim muzike qe nuk shteron!

Nje mik i shtrenjt dhe Frymezim!

Te falenderoj nga thellesia e zemres time per cdo emocion, lot gezimi dhe te qeshura pafund qe kam perjetuar gjate krijimit te kesaj buqete me nota shpirti !

Te dua shume @pirrocako

#ÇELU”

Ndërkaq nga sonte në Spotify, Amazon, Youtube gjeni albumin e momentit nga kjo dyshe me titullin “Çelu”.

Elvana thotë se gëzimi dhe hareja për jetën ishte lajtmotiv i këtij albimi që e quajtën “Çelu”.