Shifrat e Covid-19: Sot regjistrohet numri MË I LARTË i rasteve të reja, humbin jetën 6 qytetarë (BILANCI I RËNDUAR) 0 56

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavitusit në vendin tonë.

Në 24 orë janë kryer 1954 testime, nga të cilat 489 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa dje ishin 421.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nga Covid-19 kanë ndërruar jetën 6 qytetarë, duke e çuar në 549 numrin e përgjithshëm të viktimave, që nga fillimi i pandemisë.

COVID-19 – Statistika (6 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 489

Të shëruar ne 24 orë 165

Të shtruar në spitale 350

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 1954

Testime totale 135,245

Raste pozitive 23,210

Raste të shëruara 11,861

Raste Aktive 10,800

Humbje jete 549

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5315 Durrës 963 Fier 868 Korçë 696 Shkodër 623 Elbasan 507 Lezhë 487 Vlorë 461 Berat 318 Kukës 253 Gjirokastër 204 Dibër 105/newsbomb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 8

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.