Shifra alarmante në Itali, mbi 36 mijë raste të reja dhe qindra të vdekur nga covid-19 0 41

Fqinji ynë perëndimor, Italia, po kalon momente shumë dramatike për shkak të pandemisë së Covid-19.

Vetëm gjatë 24-orëve të fundit, janë regjistruar në Itali 36.173 persona pozitiv me covid-19, duke parë një rritje me mbi 2 mijë raste të reja më shumë se sa ditën e djeshme.

Po ashtu bëhet me dije se covid-19 u ka marrë jetën edhe 653 qytetarëve, rreth 100 viktima më pak se ditën e djeshme.null

Ndërkohë numri i viktimave në vend që prej fillimit të pandemisë, ka shkuar në 47870 raste të reja.

Gjitashtu më shumë se 760 mijë raste pozitive me covid-19 janë ende aktive në shtetin fqinj, ndërsa 3712 prej këtyre rasteve janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në intubim.

Që prej fillimit të pandemisë, në Itali janë infektuar 1.308.528 persona, duke e renditur shtetin Italian në vendin e 9-të në botë për numrin e të infektuarve./Iconstyle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Instagram shton opsionin e përzgjedhjes së përemrit: Jemi të hapur për reagime nga komuniteti ynë 0 7

Përdoruesit e “Instagram” tani mund të shfaqin përemrin me të cilin duan të referohen, pavarësisht nga gjinia e tyre e lindjes, një trend që po fiton terren në SHBA midis qarqeve progresive.

“Shtoni përemra në profilin tuaj”, shkroi në Twitter aplikacioni i ndarjes së fotografive dhe videove, i përdorur nga më shumë se një miliard persona në të gjithë botën.

Fusha e re që duhet të plotësohet (pas emrit dhe para pseudonimit dhe biografisë) është fakultative dhe përdoruesi mund të vendosë nëse përemrat personalë të shfaqen në profilin e tij publik ose vetëm për pajtimtarët e tij.

Gjithnjë e më shumë aplikacione po e ofrojnë këtë mundësi, për hir të gjithëpërfshirjes.
“Ndarja e përemrit tuaj është miratuar gjerësisht nga përdoruesit tanë dhe me këtë mjet ne shpresojmë që ta standardizojmë më tej këtë praktikë”, tha një zëdhënës i Facebook, që zotëron platformën popullore.

“Ne kemi një numër përemrash në dispozicion dhe jemi të hapur për reagime nga komuniteti ynë nëse kemi harruar ndonjë që duhet të përfshihet”, shtoi ai. Rrjeti social tregoi, gjithashtu, se opsioni do të shtrihej edhe në vendet e tjera.

“Është në dëm të mjedisit”, Elon Musk bën njoftimin: Makinat e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin 0 12

 

Kompania e makinave elektrike Tesla, ka pezulluar blerjen e automjeteve të tyre, përmes parasë elektronike Bitcoin.

Lajmi është bërë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Elon Musk. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ai thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoin, e këtë e arsyeton si një dëm për mjedisin.

“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.

Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.