SHBA voton, Biden: Nëse zgjidhem, do të jem president i të gjithëve 0 86

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka premtuar para elektoratit të tij se nëse fiton zgjedhjet sot, do të jetë president i të gjithëve. Ai i bëri komentet para mbështetësve të tij në Filadelfia të Pensilvanisë, nga ku edhe e ka origjinën.

“Ju premtoj, edhe pse garoj si demokrat krenar, nëse më zgjidhni mua, unë do të jem një president amerikan. Nuk do të ketë shtete të kuqe, ose të kaltra, vetëm Shtete të Bashkuara të Amerikës”, tha Biden.

Qytetarët amerikanë janë duke votuar sot në zgjedhjet për president. Presidenti aktual, Donald Trump, i cili garon për mandatin e dytë, tha më herët se fushata e tij ka parë “ndryshime të jashtëzakonshme gjatë javës së fundit”, të cilat sinjalizojnë rizgjedhjen e tij.

Por, Trump po ashtu pranoi se mund të humbasë, duke thënë: “Mendoj se do të kemi një natë të mrekullueshme, por është politikë, janë zgjedhje dhe nuk e dini kurrë”. Për t’u zgjedhur president, një kandidati i duhen së paku 270 vota të Kolegjit Zgjedhor, të cilat nuk përcaktohen nga vota e popullit, por nga shtetet që i fitojnë.\BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Është në dëm të mjedisit”, Elon Musk bën njoftimin: Makinat e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin 0 12

 

Kompania e makinave elektrike Tesla, ka pezulluar blerjen e automjeteve të tyre, përmes parasë elektronike Bitcoin.

Lajmi është bërë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Elon Musk. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ai thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoin, e këtë e arsyeton si një dëm për mjedisin.

“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.

Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 12

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.