SHBA miraton remdesivirin për trajtimin e COVID-19 0 91

Autoritetet amerikane miratuan ilaçin anti-viral remdesivir për të trajtuar pacientët me COVID-19  në spitale.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA tha se Veklury, emri i markës së ilaçit, zvogëlon kohën e shërimit mesatarisht për pesë ditë.

“Veklury është trajtimi i parë për COVID-19 që merr miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave”, -tha përmes një deklarate kjo agjenci.

Në deklaratë po ashtu thuhet se ilaçi u miratua “për përdorim te të rriturit dhe pacientët pediatrikë, 12 vjeç e më të vjetër dhe me peshë së paku 40 kilogramë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha javën e kaluar se remdesiviri ka pak ose aspak efekt në mbijetesën e pacientëve.

OBSH-ja tha se bazohet në studimet e saj, por prodhuesi i ilaçit, Gilead, i hodhi poshtë këto gjetje. Remdesiviri është autorizuar vetëm për përdorim emergjent në SHBA që nga muaji maji.

Së voni, ilaçi i është dhënë edhe presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka dalë pozitiv me COVID-19. Trump, i cili është diagnostikuar më 2 tetor, është shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Transformimi i tmerrshëm i aktorit të njohur të Hollywood (FOTO) 0 23

Aktori i njohur, Mark Wahlberg, ka ndarë për ndjekësit e tij fotot e ndryshimit të madh që ka pësuar fiziku i tij për filmin e ri që do të realizojë.

Ylli i Hollywood raporton se po përpiqet të fitojë sa më shumë peshë që të jetë e mundur për rolin e një boksieri që kthehet në prift në filmin “Father Stu”.
“Nga 3 javë më parë, tashmë jam kështu. Dhe kjo falë gatimeve të shefit Lawrence”, shkruan aktori 49 vjeçar në rrjetet sociale përkrah dy fotove krahasuese të tij

 

  • foto galeri

Finalja e Europa League do të luhet me tifozë, UEFA lejon 25% të kapacitetit të stadiumit 0 20

Finalja e Europa League do të luhet me tifozë pasi UEFA ka dhënë dritën jeshile. Ndeshja që do të luhet në ‘’Energa Stadium’’ të Gdanskut në Poloninë Veriore do të ketë 9 mijë e 500 tifozë.

Në fakt, kjo është vetëm 25% e stadiumit pasi në total kapaciteti është 43 mijë e 615.

Ende nuk është zyrtarizuar kush do të luajë në atë finale, por më e favorizuar është Manchester United që ka mposhtur në ndeshjen e parë 6-2 Romën, kurse tek sfida tjetër Villareal ka avantazhin 2-1 ndaj Arsenal, por duhet ta ruajë atë edhe në Londër.