Sfidon pandeminë e Covid-19 në një mjedis të hapur, nis sonte, ‘Fest ‘59’ 0 12

Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH, nis sonte udhëtimin në transmetim televiziv. Njëzet e pesë krijime nga autorë dhe interpretues, në garë për të lënë gjurmën e tyre në fondin e muzikës shqiptare, si edhe për ëndrrën drejt Roterdamit në edicionin e ardhshëm të Festivalit Europian.

Në një skenë të pazakontë, të vendosur në mjedis të hapur, organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë sfiduar vitin që gjunjëzoi ekonominë dhe shëndetin e globit prej Covid 19.

Ky festival, sa artistik, është po aq edhe social, nëpërmjet mesazheve të mjekëve, personave me nevoja të veçanta, vullnetarëve të Kryqit të Kuq, si edhe një nevojë shpirtërore për të na bashkuar, në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë.

 

 

Nata e dytë, nesër mbrëma do t’i prezantojë këngët në një formë tjetër, akustike, për të mbërritur në finalen e mbrëmjes së 23 dhjetorit.

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bad boy Hardy! Aktori fotografohet duke thyer rregullat anti-Covid! 0 5

Pavarësisht se në SHBA po rritet numri i rasteve të reja me Covid-19 dhe që prej datës 4 janar është bllokuar aktiviteti i të gjitha palestrave, aktori i famshëm Tom Hardy duket se s’do t’ia dijë.

“The Sun” ka treguar se aktori ka thyer rregullat dhe fotot e tij kanë qarkulluar në rrjet.

Aktori për të cilin vajzat lënë kokën është fotografuar duke duke dalë nga stërvitja e arteve marciale, ka kaluar në shkallët e pasme dhe ka hipur menjëherë në makinën e tij për “t’u fshehur”.

Nuk e dimë si do të procedojë policia me aktorin, por shpresojmë t’ia falë kësaj here, si thoni ju?null

Në prill të vitit që lamë pas, të gjitha nënat e reja u gëzuan pafund nga lajmi se Tom Hardy do të lexonte në ekran përralla për fëmijë.

Përrallat u transmetuan çdo javë javë në orën 6.50 p.m. me kohën lokale (1.50 p.m. ET), dhe ishin gjithashtu në dispozicion në iPlayer.

Aktori, i njohur më së miri për rolet e tij në “Inception”, “Blinders Peaky” dhe “The Revenant”, mblodhi një audiencë të gjerë me historitë e tij për vitin 2016, duke regjistruar një milion shikime në shërbimin streaming iPlayer të BBC. /iconstyle