Sfidojmë “tre luanët”, Shqipëria përballë favoritëve, Edy Reja flet përpara sfidës me Anglinë 0 22

Fitorja kundër Andorras ishte thelbësore për të nisur me këmbën e mbarë kualifikueset e botërorit, një sukses i rëndësishëm për të përballuar me moralin lartë sfidën e së dielës kundër Anglisë.

Për kuqezinjtë kjo është një përballje prestigji në çdo aspekt. Të besuarit e Edy Rejas duhet të zhvillojnë një 90-minutësh perfekt në çdo aspekt dhe të shpresojnë të kenë shumë fat për të ndalur një përfaqësuese të madhe, favorit absolut në grupin I. Në konferencë për shtyp trajneri Reja foli për këtë takim, ku presioni bie mbi kundërshtarin

Gjatë konferencës, është konfirmuar mungesa e Marash Kumbullës, për dy ndeshjet e ardhshme, për shkak të një dëmtimi në gju.

KEJN DHE LOJTARËT E TJERË- Anglia është një nga rivalët më të fortë në Europë. Ka lojtarë të rinj shumë të mirë. Përveç Botërorit, po përgatiten edhe për Europianin e ardhshëm. Kejn është lojtari i së tashmes. Maunt dhe Fond, janë për të ardhmen. Kejn sigurisht që është rreziku më i madh tani.

MOTIVIMI PËR NDESHJEN DHE SI NDALOHET ANGLIA– Sigurisht që motivimi në këtë ndeshje është shumë i madh dhe nuk ka nevojë për motivim. Përballë kemi një nga skuadrat më të forta në Euiorpa. Nuk është çështje motivimi, por emocioni, duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin psikologjik. Anglia ka lojtarë shumë të mirë përpara, të shpejt. Duhet të përgatitemi shumë mirë, për të mos iu lënë shumë hapësira. Shpresojmë që të bëjmë mirë në këtë ndeshje./BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Golat e Mbappé e një super Neymar: tani Psg beson vërtetë tek Champions 0 4

Parisi tani mund të ëndërrojë. Revanshi i finales së vitit të kaluar u konsumua me mjete jo të përshtatshme për futbollin e Pochettino, por të shkosh përpara në Champions League vlen më shumë se çdo koherencë taktike. PSG u desh të përballonte me invazionin e parashikueshëm bavarez dhe e bëri këtë duke përdorur një armë që demonstron se sa të pakufishme janë potencialet teknike të një skuadre që tani ka mundësinë e shkëlqyer për të marrë në shtëpi atë kupë që i shpëtoi një vit më parë vetëm për nga goli i Coman.