Sfida më e vështirë! Mes Jonidës dhe Romeos, kë zgjodhi Bora Zemani? 0 49

Siç tashmë të gjithë e dimë, moderatorja Bora Zemani po jeton një histori të bukur dashurie me aktorin e humorit, Donald Veshaj.

Gjithashtu, këngëtarja Jonida Maliqi është në një romancë të bukur me vëllain tjetër binjak, Romeon.

Zogjtë e dashuruar janë kthyer në çiftet më të dashur e të komentuar të showbiz-it, të cilët ndiqen me kuriozitet të madh nga fansat.

Si dy “kunata” ende jo zyrtare, Bora dhe Jonida shkkojnë mjaft mirë me njëra-tjetrën. Mirëpo, teksa ishte e ftuar në puntatën e fundit të “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën, Borës iu kërkua të bëjë një zgjedhje të vështirë.null

Në afterparty-n e emisionit, Bora u vendos përballë pyetjes “Jonida Maliqi apo Romeo Veshaj”, mes të cilëve duhet të bënte një zgjedhje.

E vendosur në siklet dhe pasi tregoi se kjo ishte një pyetje e vështirë, Bora e mori më në fund vendimin e saj dhe u përgjigj duke lënë të kuptohet se s’mund t’i ndante dot.

“Janë dy dashuri të ndryshme”- tha ajo dhe sigurisht që përgjigjia iu pranua.

Gjithashtu, moderatorja nuk i shpëtoi pyetjes ku duhet të plotësonte fjalinë “Donaldi për mua është …”

“I dashuri im”- u përgjigj Bora pa shumë hezitim, pasi prej kohësh ata nuk e fshehin aspak ndjenjën e tyre të bukur nga sytë e publikut./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Thotë se kënga e re nuk është diss, por me pak fjalë Noizy godet gjithë reperët 0 5

Para disa ditësh, Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër diss.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Edhe ditën e sotme para publikimit të këngës, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.

Arriti “rekord” klikimesh, Don Xhoni bën kërkesën e pazakontë për “TikTok” 0 5

Reperi i njohur, Don Xhoni duket se po shijon kulmin e suksesit. Ai bëri namin në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit, pasi freestyle “Make a pose” u bë mjaft virale në rrjet duke thyer kështu kufijtë.

Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm në botë publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Së fundmi, reperi ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar me shaka paratë e tij.

“Tik Tok where is my money?”, ka shkruar Don Xhoni.