Serbia vaksinon 7500 biznesmenë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja 0 25

Serbia po synon të bëhet sërish qendra e rajonit dhe po përdor vaksinat si mjet për të rritur influencën në Ballkan. Autoritetet vijuan edhe të dielën vaksinimin falas të qytetarëve dhe biznesmenëve nga rajoni, me nismë të Dhomës serbe të Tregtisë.

Mijëra sipërmarrës të rajonit kanë shfrytëzuar thirrjen e Serbisë për t’u vaksinuar falas kundër kovidit-19.

Fushata e vaksinimit për biznesmenët e rajonit nisi të shtunën në Beograd dhe në Nish.

Autoritetet serbe bënë apel për imunizimin e çdo qytetari nga Ballkani Perëndimor që do e vizitonte vendin në fundjavë. Dhoma serbe e Tregtisë deklaroi se thirrjes së tyre iu përgjigjën 7,500 biznesmenë nga Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, madje edhe shqiptarë të Kosovës.

“Serbia po bëhet sërish qendra e rajonit,” deklaroi drejtuesi i Dhomës së Tregtisë.

Ndërkohë që shumë vende të Ballkanit janë në krizë me pandeminë ose e kanë të pamundur të sigurojnë shumë vaksina antikovid, 30 për qind e serbëve e kanë marrë dozën e parë, kryesisht vaksinat të prodhimin rus, “Sputnik-V”, vaksinat kineze nga “Sinopharm” ose prodhime të “Pfizer” dhe “AstraZeneca”.

Serbia ka konfirmuar mbi 5,100 viktimave të covidit-19, por në bilancin për frymë, vendi e ka menaxhuar më mirë situatën krahasuar me shtetet e rajonit, edhe më mirë se Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U shpall fajtor për vdekjen e George Floyd, zbulohet se çfarë kishte shkruar në dorë ish – polici Chauvin, ku u paraqit në sallën e gjyqit 0 5

Derek Chauvin, ish-oficer në policinë e Minneapolis në SHBA, është dënuar me 40 vite burg, pasi u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd. Sipas mediave të huaja, 45-vjeçari Chauvin, u paraqit në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurisë për të mësuar vendimin e jurisë.

Bashkë me të në sallë, ishte edhe avokati që e mbronte, Eric Nelson. Pikërisht, numrin e këtij të fundit, Chauvin e shkruajti në dorë, në mënyrë që nëse shpallej fajtor (gjë që ndodhi) do ta telefononte menjëherë.

Avokati deklaroi se Chauvin kishte frikë se copa e letrës do i merrej, ndaj dhe vendosi të shkruante numrin në dorën e tij. Si një ish-oficer policie që kishte bërë tashmë disa paraqitje në gjykatë, Chauvin parashikonte që të kishte qasje të kufizuar në një telefon, por e dinte se do të lejohej të telefononte avokatin e tij, ka thënë më tej Nelson.

Chauvin, i cili mund të dërgohet në burg për dekada, u shpall fajtor si i akuzuar për vrasje të paqëllimtë të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë.

Juria me gjashtë anëtarë të Bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë ose multiracial u kthye me verdiktin e saj pas rreth 10 orësh diskutimesh brenda dy ditësh.

 

foto galeri foto galeri

Shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe paditet me 5 milionë dollarë! 0 8

Kasapi turk, shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe, i njohur gjerësisht si ‘Salt Bae’, po përballet me një proces gjyqësor prej 5 milion dollarësh për shkelje të së drejtës së autorit. Një artist amerikan thotë se Gökçe përdori artin e tij pa leje.

Vepra artistike në fjalë është një ilustrim i tij në pozën e tij të famshme duke hedhur kripë. Artisti i Brooklyn, Logan Hicks, thotë se ai dhe shoku i tij Joseph Iurato u punësuan nga Gökçe për të krijuar një mural të tij, por më pas përdorën të njëjtën vepër arti në restorantet e tij në të gjithë botën dhe si logon e tij, sipas New York Post.

Hicks zbuloi se Gökçe dhe kompanitë e tij kishin përdorur të njëjtin imazh pa leje në shfaqjet e dritareve, në menutë, çanta, paketimet, shenjat dixhitale dhe etiketën për linjën e erëza të Salt Bae, sipas padisë.

Gökçe u bë i famshëm për herë të parë në vitin 2017 kur imazhet e tij duke spërkatur kripë në një biftek u bënë virale në Instagram.