Serbia shënon rekord në rajon dhe BE për vaksinimin! Po Shqipëria përse po ecën me ‘hapat e breshkës’? 0 18

Ndërkohë që gjithë vendet e rajonit dhe të Evropës kanë avancuar me vaksinimin e popullsisë, Shqipëria duket se ka mbetur në vend numëro. “The Our World Data” ka publikuar të dhëna që gjurmojnë ecurinë e vaksinimit dhe në Shqipëri deri në datën 14 shkurt ishin administruar 0.04 doza vaksinash për 100 banorë.

Ndërkohë në Europë deri në datë 16 shkurt mesatarja për vaksinat ishte 5.91 doza për 100 banorë. Ndërsa në Bashkimin Europian mesatraja ishte 5.02 doza.

Serbia mban rekord për administrim në rajon dhe madje rezulton e dyta edhe në Europë, pas Mbretërisë së Bashkuar, që deri më sot ka administruar 18.36 doza për 100 banorë. Italia ka administruar 5.06 doza për 100 banorë, Greqia 5.52, Kroacia 2.94. Bullgaria 1.17.

Por si ka avancuar kaq shumë Serbia?

Kryeministrja e Serbisë ishte e parë në Evropë që siguroi vaksinën nga Pfizer-BioNTech. Po ashtu të gjithë ministrat e kabinetit u nxituan që të administronin doza nga vende e kompani të tjera. Kryeministrja Ana Branbic tha se për ta nuk ka rëndësi se nga vijnë vaksinat, por e rëndësishme është që të sigurohet shëndeti i qytetarëve.

“Pavarësisht nëse [vaksinat] vijnë nga Kina, SH.B.A. ose BE – ne nuk na intereson për sa kohë që ato janë të sigurta dhe ne i marrim ato sa më shpejt të jetë e mundur. Për ne, vaksinimi nuk është një çështje gjeopolitike. Është një çështje e kujdesit shëndetësor”, tha kryeministrja serbe Ana Brnabic.

Kjo lëvizje i ka dhënë tashmë frytet e veta dhe Serbia ka arritur të jetë para të gjitha 27 vendeve anëtare të BE, duke ecur madje me ritme më të shpejta se Gjermania, Spanja, Italia dhe Holanda. Deri më tani më shumë se 1 milion njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Serbi.

Serbia: Over 1M get 1st dose of COVID-19 vaccine

Kapriçot politike të Ramës lënë mbrapa Shqipërinë!

Mirëpo nëse vendet e tjera të rajonit, ku si shembull më të pastër kemi Serbinë, mendojnë më së pari për shëndetin e qytetarëve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fillim shqetësohet për çështjet gjeopolitike.

Në muajin dhjetor ai refuzoi publikisht ofertën e Rusisë, që u tregua e gatshme të negocionte me Shqipërinë për vaksinën e saj “Sputnik V”. Përveçse nuk pranoi që të siguronte disa vaksina më tepër, Rama e cilësoi këtë ofertë edhe si një “provokim qesharak”.

“Unë kam menduar se ka qenë një meme. Mendova se ishte një meme sepse për një shtet serioz është e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla. Kur them provokim nuk po i paraprijë ndonjë demarshi ndaj shtetit rus, por ky është provokim qesharak dhe nuk është mirë që një shtet serioz si Rusia të bëjë këto provokime. Ambasada në Tiranë nuk mund të sillet sikur është seksion i Portokallisë apo konkurent i Portokallisë”, u shpreh kryeministri i vendit.

Vetëm për disa kapriço politike të kryeministrit Rama shqiptarët duhet të presin 2 vite derisa të vaksinohen të gjithë. Ndërkohë që vendet e tjera kanë ecur me ritme të shpejta, në Shqipëri i gjithë procesi i vaksinimit po ecën me hapin e breshkës.

Il Shqiptarët humbën një mundësi më shumë për t’u mbrojtur në këtë kohë të vështirë dhe madje qeveria i ndalon të marrin vaksina nga shtete të tjera, jashtë BE, duke e ditur që vetë nuk ka asnjë mundësi për të siguruar në kohë sasitë e duhura. Duke qenë një vend jashtë BE, Shqipëria është e detyruar të presë e fundit vaksinat dhe të vonojë akoma më shumë procesin e vaksinimit, që është e vetmja formë që mund të na shpëtojë dhe të na rikthejë në normalitet.

/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19’, mjekja shqiptare PARALAJMËRON prindërit, ja çfarë doli nga testi i 9-vjeçares 0 9

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të moshave të reja, të infektuar me koronavirus.

Po ashtu, është ngritur alarmi për shtimin e numrit të fëmijëve të shtruar te Pediatria në QSUT, të cilat janë infektuar me Covid-19.

Mjekja Lida Shosha ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

Postimi i plotë

Femijet po infektohen ne masë. Kujdes!!! Femijet infektohen dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj. Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.

Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor. Bejini tampon femijeve. Ne te njejten dite, serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.

Tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e #riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.

//NewsBomb

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 10

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱