Sekuestrohen 294 030 euro në Portin e Durrësit, u futën nga Italia 0 107

Policisë Kufitare ka sekuestruar Policisë Kufitare 294 030 euro në Portin e Durrësit.

Autoritetet njoftojnë se sasia e parave janë gjetur brenda dy kamionëve të cilët transportonin mjete Itali-Shqipëri. Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar  një person dhe ka proceduar një tjetër.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP, shërbimet e Policisë Kufitare dhe strukturat doganore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues  shtetasin F. M., gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të mjetit një sasi vlere monetare prej 282 265 eurosh. 

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 29 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar me kontrollin e automjetit tjetër me drejtues shtetasin A. L., ku në çantën personale të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi vlere monetare prej 11 765 eurosh.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, proceduan penalisht shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. J., 36 vjeç, (pronari i firmës që bënte transportin e mjeteve), për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Basha uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur, Zoti e bekoftë Shqipërinë 0 13

Kryedemokrati Lulzim Basha, me rastin e festës së Fiter Bajramit, ka shkuar për vizitë në selinë e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.

Nga atje, në një prononcim për mediat, Basha, i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Fiter Bajramin dhe agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur.

“Gëzuar Fiter Bajramin, agjërim të pranuar, shpresë të përtëritur, Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

 

Presidentja Vjosa Osmani uron Fiter Bajramin: Ta demonstrojmë harmoninë dhe bashkëjetesën në një shoqëri solidare 0 11

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Ftier Bajramit.

Në një postim në rrjete sociale, ajo shkruan se esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj bën thirrje që të gjithë të bëjnë të pamundurën për ta mbajtur gjallë traditën e këtij virtyti.

“Festa e Fitër Bajramit shënon fundin e agjërimit një muajsh, në të cilin besimtarët demonstruan sakrificën dhe shpirtin solidar duke dhuruar diçka nga vetja për më të varfrit, apo për nevojtarët. Uroj që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tuaja për shëndet të mirë, paqe e harmoni.
Esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti.

Pandemia do të jetë një barrierë në kremten e kësaj feste, porse duhet të gjejmë forcë që edhe në këto rrethana ta urojmë njëri-tjetrin me zemrën plot e me shpresën se së shpejti do ta tejkalojmë pandeminë.

Ta kemi besimin e fuqishëm se në Bajramin tjetër do të kemi mundësinë t`i japim kuptim kremtes me prezencë fizike te të afërmit e miqtë. Ta demonstrojmë harmoninë dhe bashkëjetesën në një shoqëri solidare!”, shkruan Vjosa Osmani.

Postimi i plotë: