“S’e njohim Kosovën”, zëvendëskryeministri Tahiri: Deklaratat e Vuçiç, vazhdimësi e provokimeve të tij 0 48

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri i ka cilësuar provokime deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili ka thënë se në prill të vitit 2022, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Tahiri tha se deklaratat e Vuçiçit janë thjesht vazhdimësi e provokimeve të tij që i bën në raport me Kosovën.

“Secili njeri që mendon se ai do të thotë se do të pranojë Kosovën mendoj se ka një dozë të naivitetit politik. Ne nuk merremi me të, me merremi me qëndrimin politik e shtetëror të Kosovës. Ne kemi parimet tona që na udhëheqin në dialogun me Serbinë, i kemi synime tona strategjike në anëtarësimin në BE dhe NATO dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira me BE-në dhe NATO-N”, tha ai.

Sipas Tahirit, kjo deklaratë e Vuçiqit i çon dy porosi. “E para, çon porosinë te faktori ndërkombëtare se Vuçiq nuk është serioz në dialog dhe e ka instrument për tu dukur si politikan i moderuar që e donë paqen dhe marrëveshjen me Kosovën”, tha ai, raporton Telegrafi.

 

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, deklarata e Vuçiçit çon porosi edhe brenda politikës së brendshme të Serbisë, se Vuçiç ka autoritet dhe gjithçka e lidhë me emrin e tij.Tahiri më tej shtoi se deklaratat e Vuçiçit bëhen edhe me qëllim të nxiten deklarata të ashpra nga liderët e Kosovës, në mënyrë që të thotë se Kosova është kundër dialogut.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.

 

Rama nxjerr dëshmitë e banorëve të prekur nga tërmeti: Me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendëm pranë 0 7

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dëshminë e një çifti të moshuarish në zonën e Maminasit, të cilët mbetën pa shtëpi nga tërmetet e dy viteve më parë.

Ata tregojnë përjetimet e momentit të tërmetit dhe çfarë ndodhi më pas me strehën e tyre. Ndërkaq Rama uron një ditë të mbarë “me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendën pranë”.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me zemrën plot nga gëzimi që ju gjendëm pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.