Sara Hoxha ndau pozën më të adhurueshme të Roman nga Krishtlindjet e kaluara! 0 18

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë shumë të rezervuar dhe rrallëherë shfaqen në publik. Jetën private janë përpjekur ta mbajnë sa më larg vëmendjes mediatike dhe po ashtu vogëlushët e tyre, London dhe Roman. Ndërkohë që me London jemi njohur përmes disa fotove, më të voglin e familjes nuk e kishim parë ende.

Mirëpo së fundmi Sara ka vendosur të thyejë rregullat e të publikojë foton e parë të Roman. Ajo ka publikuar në Instagram një nga imazhet më të ëmbla, në të cilën shihet përkrah Ledionit dhe vogëlushit, duke e prezantuar kështu për herë të parë me botën.

Pas kësaj fotoje, sot ka pasuar edhe një tjetër pozë shumë e ëmbël e Romanit.

Në fakt, shkrepja është bërë gjatë Krishtlindjeve të kaluara, kur djali i saj ishte ende shumë i vogël.

“Krishtlindjet e kaluara”- ka shkruar Sara krahas fotos së adhurueshme të vogëlushit Roman.

Mesa duket, trashëgimtarja e “Top Channel” ka vendosur ta bëjë zemrën “gur” e të ndajë më shpesh me ndjekësit në rrjete sociale momente me të vegjëlit e saj.

Në muajin tetor i vogli i familjes Liço festoi 1-vjetorin e lindjes, për të cilën mami Sara dhe babi Ledioni u kujdesën që të ishte shumë speciale./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Java e ditëlindjes sapo ka filluar dhe Rina Balaj mori surprizën më të bukur! 0 9

Megjithëse ditëlindja e saj është 3 ditë më pas (27 janar), këngëtarja Rina Balaj i ka nisur që tani festimet për ditën e saj speciale.

Së bashku me partnerin, Sin Boy, ajo është nisur drejt Turqisë për të shijuar disa ditë pushimi dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videot e shumta.

Festa e ditëlindjes ka nisur që mbrëmë, teksa Rina mori surprizën më të bukur me tortë e fishekzjarre.

Çifti takoi disa miq dhe u argëtuan në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa këngëtarja u shfaq super seksi me veshjen e ditëlindjes që i tregonte format.

Njëra prej dhuratave të mbrëmjes ishte një arush gjigant, ndërsa ne po presim me kuriozitet dhuratat në ditët në vazhdim.

Në tre vite karrierë, këngëtarja është rritur profesionalisht dhe sherret ia ka lënë pas të shkuarës. Ajo zgjidhi “mosmarrëveshjet” me Taynën dhe pse jo, vajzat mund t’i shohim të ardhmen në një bashkëpunim.

Nërkohë, Rina është tepër e përkushtuar në projektet e saj të reja dhe ka njoftuar se vitit 2021 po vjen me surpriza nga ana e saj!null

Kjo pasi këngëtarja po punon fort për një album të ri, për të cilin është tepër e inspiruar.

Rina ka treguar në një postim në InstaStory se e ka gati një këngë zjarr, e cila do të jetë pjesë e albumit të saj të vitit 2021!

Për më tepër, Rina ka kërkuar edhe ide nga fansat për emrin e albumit, në mënyrë që t’i përfshijë edhe ata sa më shumë në projektin e saj.

“Dhe oh! Meqë ra fjala, shkruajta një këngë zjarr! (pjesë e albumit të 2021-shit) Më jepni ide emrash për album”- shkruan Rina.

Nuk kemi ende një datë lançimi, por jemi të gjithë sy e veshë./iconstyle

Nuk e ka takuar ende mbesën e tij! Kjo foto e babait të Ledrit na preku zemrat! 0 18

Ka kaluar më shumë se 1 muaj që kur Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë Poem Blu, e cila i ka ndryshuar totalisht ata sikundër na kanë treguar edhe vetë.

Ndonëse postimet e shumta në rrjetet sociale nga babi Ledri dhe mami Sara nuk mungojnë, vlen të përmendet fakti se fansat nuk dinë shumë detaje rreth Poemës së vogël, e cila për momentin ndodhet në Gjermani.

Ditën e djeshme gjyshja e saj Xheraldina ishte e ftuar në Live From Tirana, ku tha se adhuron ta thërrasë Poi të voglën e tyre. Ajo tregoi se nuk ndërhyri në zgjedhjen që bëri çiftin për emrin e saj, por ama i ka gjetur një pseudonim.

Duke qenë se Sara dhe Poema janë në Gjermani e nuk kanë mundur të vijnë së bashku me reperin në Kosovë këtë herë, deri tani as Xheraldina e as babai i Ledrit, Agroni, nuk kanë mundur ende ta mbajnë në krahë.

Ditën e sotme Xheraldina ka ndarë një foto që na ka ngrohur të gjithëve zemrat. Ajo ka postuar një foto të Agroni në zyrë, ku shihet tek pozon krah kopjuterit të tij, ku ndodhet si wallpaper një foto e Poemës.

E pyes: Ku je,me kë je?

Më dërgon foto si përgjigje.”-ka shkruar Xheraldina.

Ku ka si dashuria e gjyshërve!/iconstyle