Sandër Lleshaj reagon për herë të parë pas vrasjes së 25-vjeçarit nga Policia e Shtetit 0 28

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për herë të parë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij.

Lleshaj shprehet se ka shumë arsye se përse e ndjen fort se çfarë do të thotë humbja e të riut për prindërit dhe familjarët duke iu shprehur ngushëllimet.

Gjithashtu ai i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse ligjore të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë.

Mesazhi i Sandër Lleshajt:

E VËRTETA ËSHTË NGUSHËLLIMI MË I MADH

Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike.

Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.

Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.

Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë.

Sander Lleshaj Fb

Policia e Shtetit në muajt e fundit është vënë nën kritikën e mediave dhe opinionit publik për veprimet e saj të pajustifikueshme që jo vetë nuk janë njerëzore jo bien edhe në kundërshtim me ligjin.

Por kur janë rastet që parashikon ligji se kur një punonjës policie mund të qëllojë me armë zjarri në drejtim të një qytetari?

Sipas nenit 135, punonjësi i policisë, mund ta përdorë armën e tij vetëm atëherë kur është e domosdoshme dhe kur personi përballë ka rrezikshmëri të lartë për jetën e efektivit dhe shëndetin e personave të tjerë.

Madje në nenin 7, thuhet se, polici nuk duhet të përdorë armën në momentin kur personi tenton të largohet, pasi kjo tregon që ai ka hequr dorë nga veprimi që kishte nisur të bënte.

Neni 135

Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe subjektet e tjera mund ta përdorin armën e zjarrit të shërbimit, në ushtrim të detyrave të tyre dhe në përputhje me dispozitat e këtij ligji, vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme dhe vetëm si mjet i fundit për të parandaluar ose neutralizuar veprimet e dhunshme të rrezikshme të personit me rrezikshmëri të lartë për jetën dhe shëndetin e tij dhe personave të tretë, kur mjetet e tjera të përdorimit të forcës nuk kanë dhënë rezultat ose nuk arrijnë objektivat e ligjshëm të detyrave funksionale.
Shmangia e një rreziku nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit nga subjektet që u njihet kjo e drejtë, bëhet për të mbrojtur jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tyre ose të një tjetri nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit, me kusht që karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit, si dhe kur u kërkohet për të përballuar një rrezik real dhe të çastit, që kërcënon atë ose një person tjetër apo pasurinë e tyre nga një dëmtim i rëndë, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh se dëmi i zmbrapsur.

Neni 58

Përgjegjësia e punonjësit të policisë Punonjësi i policisë që mban armë zjarri, përgjigjet për marrjen e masave që kanë të bëjnë me shmangien e:

a) dëmtimeve të armës, humbjes dhe përdorimit të saj nga persona të tjerë;
b) modifikimit të armës dhe të municioneve;
c) qitjeve aksidentale;
ç) demonstrimeve të panevojshme dhe kërcënuese.

Neni 59

Rregullat për mbajtjen dhe përdorimin e armës

Mbajtja e armës në situatat e punës, bën të detyrueshëm zbatimin e rregullave të mëposhtme:
a) pistoleta të mbahet në brez, në anën e djathtë ose të majtë sipas lehtësisë së përdorimit, e futur në këllëf, e siguruar që të mos dalë në mënyrë të pavullnetshme, pa fishekë në folenë e fishekut dhe në siguresë;
b) arma e gjatë e zjarrit dhe speciale mbahet gjithmonë në krah, sipas mënyrës së rekomanduar në instruktazh/manualin përkatës, pa fishekë në folenë e fishekut, në siguresë.
Në situatat e punës, kur punonjësi i policisë nuk është i veshur me uniformën e policisë, ai detyrohet të tregojë kujdes maksimal për shmangien e ekspozimit të armës individuale.
Punonjësit të policisë i ndalohet hyrja me armë zjarri në objekte kulti, në mjedise paraburgimi, në zyra e përfaqësi diplomatike, në zyrat e administratës së lartë shtetërore.
Përgjegjësitë për zbatimin e rregullave të mbajtjes dhe përdorimit të armëve të zjarrit klasifikohen:
a) përgjegjësi individuale, e cila nënkupton përgjegjësinë administrative individuale, në rastet kur punonjësi i policisë ka përdorur armën në kundërshtim me rregullat;
b) përgjegjësi e urdhërdhënësit, e cila nënkupton përgjegjësinë administrative të urdhërdhënësit, në rastet kur keqpërdoren apo kapërcehen kompetencat prej tij.

Përse nuk mban përgjegjësi politike ministri Lleshaj për vrasjen e kryer nga polici i tij? Pse nuk është në burg shefi i komisariatit? SHÇBA, e cila varet direkt nga ministri Sandër Lleshaj, me deklaratat e saj për vrasjen e të riut Klodian Rasha, po kryen veprën penale  “veprime që fshehin të vërtetën”.

Është fakt flagrant i krimit policor: Është përdorur arma ndaj një shkelësi që dënohet maksimumi me gjobë 10 mijë lekë! Policia e dënoi me vdekje!

Policia me këtë rast ekstrem është vënë në armiqësi të drejtpërdrejtë me qytetarin që është dhe punëdhënësi i tyre i drejtpërdrejtë. Ky veprim është i pafalshëm dhe padyshim duhet reagim i madh publik./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Punonjësit e Bashkisë Tiranë u ofrojnë një strehë personave në situatë rruge, Veliaj: Ju lutem familjeve të mos i neglizhoni 0 9

Shërbimet e Policisë Bashkiake së bashku me shërbimet sociale të Bashkia Tiranë ndihmojnë njerëzit në situatë rruge.

Për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave të ditëve të fundit, ata kanë intensifikuar kontrollet, për të konstatuar dhe dërguar në qendrat sociale të Bashkisë, të gjithë shtetasit e gjendur në situatë rruge.

Kryebashkiaku Veliajt përmes një postimi në rrjetet sociale falenderon punonjësit e terrenit për punën e palodhshme.

“Çdo mbrëmje të ftohte, skuadrat e Policisë Bashkiake dhe të Emergjencave të Bashkisë Tiranë shoqërojnë në ambientet e ngrohta të Qendrës Sociale Shkoze personat në situatë rruge. Ju falenderoj me zemër. Por, shumica vijnë nga qytete ku kanë familje që s’duhet t’i neglizhojnë, ju lutem!”, shkruan Veliaj në Twitter.

 

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

 

 

(BalkanWeb)

E pyesin kush është babai i bebit që mban në bark, Eliona Pitarka publikon foton dhe tregon detajet e shtatzënisë! 0 16

Eliona Pitarka është treguar shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale, duke u munduar ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Aktorja e njohur vetëm pak kohë më parë konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël, pasi lajmi u bë publik në media.

Ndërsa gjatë një mini-interviste me ndjekësit, ajo ka zbuluar më shumë detaje rreth shtatzënisë dhe partnerit të saj misterioz. Eliona Pitarka rrëfeu se është martuar me babain e fëmijës së saj, me të cilin është në një marrëdhënie prej 3 vitesh e gjysmë.

Aktorja u shpreh se jetojnë së bashku dhe se partnerit i saj nuk ka lidhje me televizionin, madje as nuk e ka qejf.

“A je e fejuar?”- e pyeti një prej ndjekësve.

“Uhu me kohë, tani jam e martuar,”– u përgjigj, aktorja e cila më pas shtoi: “Kam 3 vite e gjysmë me bashkëshortin.”

Pyetjes nëse kalon kohë me partnerin gjatë ditës iu përgjigj: “Ne jetojmë bashkë, të dy jemi në punë por sigurisht që shumicën e kohës pas pune e kalojmë bashkë”.

“Ju bashkë me babain e bebit jeni në të njëjtën punë,”- ishte një pyetje tjetër që iu drejtua.

“Jooo, ai nuk ka lidhje me televizionin, përkundrazi nuk e ka qejf,”- tregoi Eliona Pitarka.

Megjithë kuriozitetin e ndjekësve për të zbuluar se kush është baba i fëmijës së saj, ajo nuk e tregoi identitetin e tij.

“Kush është babai i fëmijës,”– i shkroi një prej tyre.

“Burri im është,’- iu kthye ajo, duke publikuar një foto krah tij, me imazhin e mbuluar.

Aktorja tregoi se po hyn në muajin e 8-të të shtatzënisë dhe se emrin e vajzës nuk e ka vendosur ende, pasi do jetë një zgjedhje e bashkëshortit të saj.

Ndërsa zbuloi se deri tani nga shtatzënia ka shtuar 11 kilogramë.

“Deri tani kam marrë 11 kg dhe jam në muajin e 8-të. Babai i bebit ka kërkuar ta gjejë vetë emrin, kështu që po pres nga ai, pasi nuk e ka gjetur ende,”– shkroi Eliona Pitarka.

Ajo tha se dëshiron ta sjellë në jetë fëmijën me lindje natyrale dhe se mendon që është gati për tu bërë nënë.

“Dashti Zoti do e lind me lindje natyrale. Mendoj se jam gati për tu bërë nënë. Edhe pse kam pasiguri nëse do jem e mirë mjaftueshëm, përsëri është normale, çdo gjë mësohet me kohë,”– u shpreh aktorja.

Gjithashtu, tregoi edhe nëse e kishte problem që shtatzënia do i prishte trupin.

“E di kur e kisha? Vetëm javët e para… por kur bebi ka filluar të lëvizë brenda meje çdo frikë e mija u venit. Ajo që po krijon trupi im është një mrekulli, nuk e vras mendjen fare për trupin, por vetëm për bebushen që po rritet brenda meje. Ajo është kryesorja,”- përfundoi Eliona Pitarka.

eliona-pitarka3.jpg