Sakrificë për Dashurinë, në dëborë me pantallona të shkurtra për të marrë lule për Shën Valentinin 0 49

Videoja e një të riu në Greqi që i veshur me pantallona të shkurtra e me një tufë lule në dorë duke vrapuar tek e dashura në ditën e Shën Valentinit bën xhiron e botës.

Dëbora dhe acari nuk e ka ndaluar djalin e ri të rend drejt personit të zemrën. Kujtojmë që prej ditës së djeshme stuhia “Medea” ka goditur Athinën duke e mbuluar me borë kryeqytetin e Greqisë.

Deri në mbrëmje fenomeni pritet të ketë pushtuar gjithë vendin, me reshje të shumta dëbore dhe temperatura nën 0 edhe në ishullin e Kretës.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Veliaj uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh 0 4

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët për Bajramin e Madh, duke u shprehur për më shumë paqe, tolerancë dhe solidariteti.

Në një postim në rrjetet sociale Veliaj shkruan:

“ Gëzuar Bajramin!

Respekt për sakrificën e të gjithë atyre që agjeruan këtë muaj të shenjtë!

Uroj të na gjejë më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh.

Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje! “, thekson Veliaj.

Postimi i plotë: