Saimiri skena të nxehta me ‘të fejuarën’ e përfolur të tij, ja ç’ndodhi në dhomën e masazhit [FOTO] 0 67

Saimiri kishte zgjedhur Generdën, vajzën që u përfol se ishin të fejuar, por që e mohuan të dy, për takimin e rradhës. Takimi i tyre u zhvillua në një qendër estetike, ku përveç masazhit nuk munguan puthjet, përkëdheljet dhe skenat e nxehta.

Saimiri: Generda, ndoshta je çuditur pak me ftesën sot, doja të bënim një takim pak më ndryshe bashkë.

Generda: Edhe unë i kam shumë qejf këto trajtimet, masazhet, shpresoj që ta shijojmë bashkë. Do kisha dëshirë të qartësoja pak idetë e mia sot, sepse ti je një djalë shumë elegant, i respektuar, por nuk kam arritur të kuptoj se ku ka arritur Generda tek Saimiri.

Saimiri: Të them të drejtën edhe unë jam në një pozitë shumë të vështirë, por sot kam ardhur për relaks, të qetësohemi, që të kemi biseda të ëmbla.

Generda: Do relaksohemi pasi të relaksohet edhe mendja.

Saimiri: Ta them sinqerisht që më ke munguar!

Generda: Edhe ti më ke munguar shumë por ti u ke thënë edhe vajzave të tjera që të kanë munguar. Çfarë të ka munguar nga Generda?

Saimiri: Tipi, karakteri yt, që kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Me ty mund të bëj një bisedë gjithë ditën dhe nuk mërzitem. Unë sot me qejf e kisha që të më bëje ti masazh, por thash mos të të vë në siklet dhe u thashë këtyre vajzave.

Generda: Masazhin unë nuk ta bëj para kamerave. Më zgjidh ti mua, që të të bëj masazh çdo ditë. Nga ana ime ta kesh të sigurt që pëlqimet vijnë edhe rriten. Por mos e lëndo Generdën.

Saimiri: Jo, s’do e bëj kurrë! Ti çfarë mendimi ke për rrugëtimin tonë?

Generda: Që në takim të parë, flas për veten, ndjeva një kimi mes nesh. Unë u kënaqa shumë sot, ishte një takim i veçantë për mua, pak ndryshe. U relaksuam dhe në të njëjtën kohë u përgjigje disa pyetjeve që i kam pasur me pikëpyetje.

Saimiri: Uroj që të kalojmë sa më bukur bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U pendua? Jasmina tregon të vërtetën për Andin dhe më pas e fshiu! 0 12

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani u larguan disa ditë më parë nga “Për’puthen” me kushtin e vetëm të produksionit, që të vazhdonin njohjen jashtë.

Nisur nga postimet në Instagram, dyshja na la të mendonim se ata janë zyrtarisht çift e madje bashkëjetojnë në një shtëpi.

Pikërisht kur menduam se më në fund ish-konkurrentët gjetën qetësi e dashuri në krahët e njëri-tjetrit, Jasmina na ka lënë pa fjalë me postimin e fundit.

Bukuroshja brune ndau një video TikTok-u që përkthehet si një mesazh i hapur për Andin: “Ndreqa një zemër që nuk theva, më pas ata më thyen timen…”

Mos sapo na tha që ajo dhe i riu nga Kosova janë ndarë pasi ky i fundit e ka lënduar Jasminën?!
Kjo nuk dihet me siguri, por dimë të themi që ish-konkurrentja është penduar për këtë postim dhe e ka fshirë brenda pak minutash. Megjithatë Afterparty.al ka arritur ta sigurojë një screenshoot të postimit!

“Miliona euro u hodhën për blerje votash nga bandat kriminale”, Lefter Maliqi: Socialistët të ngrihen kundër këtyre hajdutëve, grabitën zgjedhjet 0 12

Deputeti Lefter Maliqi, në një deklaratë përpara parlamentit, ka vazhduar të hedhë akuza në drejtim të maxhorancës, në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit.

Maliqi thekson se miliona euro janë hedhur për të blerë votat nga bandat kriminale, kurse shton se socialistët e ndershëm duhet që të ngrenë krye kundër këtyre hajdutëve, që sipas tij, kanë grabitur zgjedhjet.
Motoja e këtyre ka qenë që të marrin pushtetin me dhunë e me grykën e pushkës. Zgjedhjet u fituan nga organizata kriminale. Socialistët të ngrihen dhe të mbrojnë demokracinë. Miliona euro janë hedhur, nga bandat kriminale në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve, që vohdnë shqiptarët e ndershëm, e këta nuk ishin zgjedhje të lira, por të grabitura nga Rilindja. Njerëzit e ndershëm duhet të ngrihen kundër banditëve që morën pushtetin me dhunë e me para, duke blerë popullin e varfër shqiptar”, u shpreh Maliqi.