Saimir Kasemi flet para finales: E kam vendosur kë do zgjedh si partneren time, vetëm nëse… 0 18

Disa orë nda ndajnënga finalja e madhe e emisionit “Love Story” dhe protagonisti i këtij spektakli, Saimiri ka zbuluar disa të fshehta në një intervistë për “Nuk është karantinë”. Fillimisht, ai u ndal te pamja fizike duke treguar se është shumë i dhënë pas palestrës.

“Në moshën 7 vjeç kam filluar futbollin. Ndërsa palestrën e kam filluar që në moshën 14-vjeçe. Në Gjermani nuk lejohet që ta fillosh pa mbushur 18, prandaj duhet të vinin prindërit ta firmosnin. Të bëhet si sëmundje sporti, prandaj nuk e lë dot.

Me që nuk kam shumë kohë për shkak të aktiviteteve të mia, përpiqem të bëj 1 orë, 1 orë e gjysmë palestër në ditë”.

Më tej ai ka treguar se nga pamja e jashtme tek një vajzë dallon fytyrën më pas i jep rëndësi formave të tjera.

“Unë jam njëri që nga pamja e jashtme fokusoj fytyrën, sytë, dhëmbët pastaj edhe figura. Por fytyra është shumë e rëndësishme, pasi me atë njëri do të flasësh përdit dhe nëse nuk të tërheq fytyra do ishte dramë”.

Gjithashtu, Saimiri foli edhe për spektalin duke theksuar takimet kanë qenë shumë të vështira, por ai është i vendosur se kë vajzë do të zgjedhë.

“Takimet kanë qenë shumë të vështira dhe shumë të lodhshme në ky aspekt sepse ti nuk je vetëm me atë vajzën si në jetën reale, ku ulesh pi diçka, bisedon. Po në qoftë se të vijnë edhe 20 veta rreth e qarkë, njëri të fokuson, tjetri të bën një pyetje, jo pse, jo dole keq. Është shumë vështirë të krijosh momente intime. Jashtë kamerave nuk takohem me vajzat.

Jam i vendosur se kë do të zgjedhë, por nuk e di vetëm po të ndodhi ndonjë skandal.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Mendoja ‘ku është gabimi im”, Ema Andrea rrëfehet për ngacmimet seksuale në punë 0 14

Aktorja e njohur Ema Andrea ka dhënë një intervistë për ‘DW’ ku ndër të tjera ka rrëfyer se gjatë punës së saj ka pasur ngacmime seksuale dhe se për këtë gjë pyeste veten se ku po vepronte gabim.

Aktorja shton se: “Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja.”

“Kam pasur nga të dyja rastet si, bashkëpunëtorë burra që kam punuar mirë, jam respektuar për profesionin, kemi ecur përpara shumë mirë. Si dhe ato raste kur refuzimi apo çdo gjë tjetër që ka qenë kompleksive në personin që ka patur pushtet, e ka përdorur këtë pushtet ose këtë ‘Jo’ ose këtë refuzim, për të mos më dhënë atë që meritoj kur kam patur nevojë.

Në fillim nuk e kupton. Thua ‘ku është gabimi im?’. Ja, kjo është pyetja që të lodh shumë: ‘Çfarë bëra unë që t’i krijoj idenë se kam aq nevojë sa të mund të krijoj raporte banale?.Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja. Por kur largohem në distancë kuptoj që kam humbur mundësi që i kam merituar. Dhe kjo natyrisht që e ka bërë më të vështirë. Paguan me vetmi, paguan me paragjykim, paguan me përjashtim”.- tregon Ema në një intervistë për DW.

Nuk e paskemi kuptuar! S’do ta besoni sa muajsh shtatzënë ishte Arbenita në këtë foto 0 7

Çifti shumë i komentuar, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Modelja është në muajin e tetë të shtatzënisë, por lajmi i ëmbël u zbulua vetëm para pak ditësh. Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo e ka mbajtur të fshehtë pritjen e ëmbël.

Mirëpo, së fundmi, Arbenita ka publikuar në Instagram një foto kur ishte në muajt e parë të shtatzënisë. Modelja ka pozuar me një fustan të zi dhe barku i saj duket i sheshtë, por në fakt është 3-muajshe. Në këtë formë shumë nëna të reja do ta kishin zili.

arbenita.jpg