Sa kohë duhet që një parfum të skadojë? 0 28

Sipas Linda G. Levy, presidente e The Fragrance Foundation, jetëgjatësia e një arome të shkëlqyer varet nga 3 faktorë: përbërësit, depozita/ruajtja dhe kur është vulosur për përdorim. 

Nuk ka ndonjë llogaritje të saktë, por zakonisht një aromë e mirë mund të zgjasë nga 1 deri në 3 vjet nëse hapet dhe ruhet siç duhet.

Është e rëndësishme të kihet parasysh se çdo aromë është e ndryshme, jetëgjatësia varet nga lloji i përbërësve dhe lëndëve të para në formulë, si dhe nga kushtet në të cilat vendoset për sa i përket dritës, temperaturës, lagështisë.

Aromat që përmbajnë agrume janë shpesh më të paqëndrueshme, pasi priren të oksidohen më shpejt dhe janë më të ndjeshme ndaj efekteve të nxehtësisë, shkruan Well&Good.

Aromat me nota druri ose me bazë qelibari janë më pak të paqëndrueshme.

Aromat e tjera më shumë me fruta ose lule gjithashtu kanë një tendencë për të humbur forcën me kalimin e kohës.

Mënyra më e mirë për të mirëmbajtur aromat tuaja është t’i ruani ato në rrezet e diellit indirekte dhe në vendet që nuk janë të ekspozuara ndaj temperaturave të larta.

Ajri dhe drita janë faktorët kryesorë që prishin përbërësit e aromës. Ftohja gjithashtu mund të ndihmojë në ruajtjen e parfumeve.

Si ta kuptoni nëse parfumi juaj ka skaduar?

Sipas Levy, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje erës dhe ngjyrës. Nëse aroma ka skaduar, ngjyra mund të jetë errësuar dhe aroma mund të mos jetë më e njëjta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pandemia “mposht” trendin e xhinseve të ngushta 0 13

Ka një lajm të mirë për të gjithë ata që shtuan në peshë gjatë pandemisë: xhinset e ngushta nuk janë më në modë.

Drejtori i Përgjithshëm i Levi Strauss & Co, Chip Bergh thotë se “konsumatorët po i largohen trendit frymëzues të dekadës së kaluar”.

“Ciklet vijnë e shkojnë,” tha ai për CNBC.

“Unë mendoj se pandemia patjetër që luajti një rol kontribues për konsumatorët që kërkojnë xhinse më të rehatshme, më relaksuese”, shtoi ai.

Sipas Bergh, shitjet e prodhuesit të tij të xhinseve, të filluara vitin e kaluar, u shtuan pas paraqitjes së një modeli të ri xhinsesh të zgjeruara nga poshtë-lart dhe një stili të dytë që ishte me një formë më të lirshme dhe bel lart.

“Cikli i fundit i vërtetë i xhinseve u drejtua nga xhinset e ngushta, që zgjati rreth 10 vjet”.

Bergh nuk është gati të varrosë pamjen e xhinseve të ngushta, por thotë se tani ekziston një “kërkesë shumë e fortë” për xhinse më të lirshme, si nga meshkujt, ashtu edhe nga femrat.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni qumësht bajame? 0 9

Qumështi i bajames është një nga alternativat më të njohura të qumështit me bazë bimore. Me një shije të ëmbël dhe të lehtë, ai i jep një mundësi personave që duan të bien nga pesha apo ata që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës.

Por, sa ia vlen qumështi i bajames? Dhe çfarë ndodh në të vërtetë në trupin tuaj pasi konsumoni qumësht bajame?

AgroWeb.org bazuar në fjalën e dietologëve, ju njeh më poshtë me anët pozitive dhe negative të këtij produkti.

Do T’ju Marrë Uria Më Shpejt
Edhe pse bajamet janë një burim i mirë i proteinave, kalorive, karbohidrateve dhe yndyrnave, gjatë përpunimit shumë prej tyre humbasin.

Qumështi i bajames është afërsisht 98% ujë dhe përmban shumë pak lëndë ushqyese. Mungesa e lëndëve ushqyese mund të bëjë që t’ju marrë uria më shpejt.

Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë shtimin e një burimi tjetër të proteinave dhe yndyrnave gjatë vaktit tuaj.

Nuk përmban laktozë
Qumëshi i bajames nuk përmban laktozë dhe kjo mund të jetë një alternativë e mirë për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës.

Njerëzit me intolerancë ndaj laktozës shpesh kanë probleme gastrointestinale, si fryrja e barkut dhe diarreja. Kalimi tek qumështi i bajames mund të ndihmojë.

Do Të Merrni Më Shumë Vitamina.
Qumështi i bajames në dyqanet ushqimore është i pasuruar me vitamina të nevojshme si vitamina D dhe kalciumi.

Nëse po planifikoni të bëni qumësht bajame në shtëpi, AgroWeb.org ju këshillon të kini kujdes sepse do t’ju duhet të gjeni mënyra të tjera për të marrë mjaftueshëm vitamina.

Mund Të Konsumoni Më Shumë Sheqer Nga Sa Mendoni.
Bajamet përmbajnë pak sheqer, por jo qumështi i tyre.

Shumë varietete të qumështit të bajameve të blera në dyqan përmbajnë sheqerna të shtuara, të fshehura.

Mënyra më e mirë për t’i shmangur është të zgjidhni varietete të pa ëmbëlsuara dhe pa aromë.