Sa kafshë ka shfarosur deri tani Bashkia e Tiranës? 0 7

Ditët e fundit në rrjet është ngritur një tjetër denoncim për qentë endacakë në kryeqytet dhe nisën të qarkullonin disa video në të cilat shihej se si policët bashkiakë merrnin qentë zvarrë në lagjet e qytetit dhe i çonin më pas në spital për t’i vrarë me acid klohridrik ne zemër.

“ARSA Albania” ka qenë e para që ka bërë denoncimin dhe ka publikuar videon rrëqethëse nga Kashari. Disa qytetarë kanë nxituar para pak ditësh të shpëtojnë qentë, por janë përballur me arrogancën dhe dhunë nga policët që i kanë larguar me forcë.

Denoncimi i bërë para 3 vitesh nuk pati asnjë përgjegjës mbi këtë situatë dhe në korrik të po atij viti, ishte emisioni Stop që denoncoi se si qentë e ngordhur që nxirreshin nga Klinika Veterinare hidheshin më pas në landfill.

Pas ngjarjes së bujshme qindra vetë u mbledhën para bashkisë së Tiranës për disa ditë me radhë me thirrjet që vrasja e kafshëve të ndalet dhe Erion Veliaj të mbajë përgjegjësi për atë çfarë ndodh.

Nga ana tjetër, në mediat e kontrolluara nga Bashkia dolën lajme të rreme, sipas të cilave një pitbull kishte kafshuar një fëmijë, duke i rrezikuar jetën.

Ndërkohë që qytetarët prej ditësh i kërkojnë llogari, Veliaj nuk ka bërë asnjë lloj reagimi dhe vazhdon të merret me fasadën në rrjete sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 6

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur