Sa herë mund të dashuroheni me të vërtetë në jetë? Psikologët përgjigjen 0 11

Sa herë mund të dashuroheni me të vërtetë në jetë? Psikologët përgjigjen

Këto janë tre dashuritë që mund të përjetoni gjatë jetës tuaj, mos e humbisni rastin për asnjërën.

Gjatë jetës tuaj, ju dashuroheni shumë herë dhe ndaheni me partnerët tuaj edhe pse mund të lidheni përsëri me ta, shkruan lajmi.net.

Disa partner kthehen përsëri, disa largohen, duke na bërë të përjetojmë shumë emocione që nuk i kishim menduar, por psikologët thonë se një person mund të dashurohet vërtetë vetëm 3 herë në jetë.

Dashuria e përrallave

Shpesh herë, dashuria e parë ndodhë kur jemi shumë të rinj. Ajo mund të duket kaq e fuqishme dhe është fiks sikur në filmat që kemi parë.

Por në një pikë, gjërat nuk shkojnë në mënyrën se si e mendojmë, dhe kjo mund të jetë arsyeja pse lidhja përfundon. Por kjo lidhje do iu mësoj shumë rreth mënyrës që duhet të trajtoni partnerin dhe si ata duhet të iu trajtojnë.null

Dashuria e komplikuar

Dashuria e dytë është më e komplikuara, sepse ne kemi vetëbesim se kemi mësuar se si të mbajmë një lidhje nga eksperiencat e mëparshme dhe zgjedhim një partner të një tipi ndryshe, shkruan lajmi.net. Ose të paktën mendojmë se po.null

Në këtë lidhje, zakonisht manipuloheni, gënjeheni dhe lëndoheni, por përsëri përpiqeni të rregulloni gjithçka. Kjo lidhje iu mëson se sa e rëndësishme është që dashuria të jetë e dyanshme.

Dashuria e pjekur

Kjo dashuri vjen në jetën tuaj kur ju nuk e prisni. Vjen aq e papritur sa që nuk iu duket sikur është dashuri e vërtetë, sikur nuk është aq perfekte sa duhet të jetë.

Por në një lidhje të sinqertë, ku ju ndiheni të qetë dhe rehat, ju nuk keni pritshmëri. Prandaj e pranoni njëri-tjetrin si jeni dhe partneri bënë të njëjtën gjë.

Kjo dashuri iu mëson të jeni vetja dhe se jnë lidhje nuk ka nevojë të jetë perfekte.//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Melisa hap zemrën dhe tregon e përlotur historinë e vështirë të jetës: Më kanë dhunuar fizikisht 0 6

Në puntatën e të mërkurës në “Përputhen”, Melisa rrëfeu historinë e saj të dhimbshme. Ajo tha se ka qenë e bullizuar dhe e dhunuar nga bashkëmoshatarët kur jetonte në Itali, sepse nuk ishte në nivelin e tyre financiar.

 

Melisa tregoi se këtë histori nuk e dinin as prindërit e saj, vetëm motra dhe shoqja e saj.

 

“Ka qenë pjesa e bullizmit, por interneti në atë kohë nuk ishte i përhapur si tani, nuk e kujtoj si një gjë të mërzitshme por si një forcë, nëse vendosa ta përmend nuk po e them për viktimizim, por thjesht që ka njerëz që mund të gjejnë ngushëllim. Duke qenë se unë e kam kaluar edhe me dhunë fizike këtë gjë kishte raste edhe që edhe më përndiqnin që të arrinin atë që donin sepse unë isha në një nivel më të vogël.

Momenti që unë nuk mbaja më i tregova motrës, jetoja me të në Itali, e cila ishte dy vite më e vogël se sa jam unë tani, i vetmi person që e ka ditur ka qenë motra dhe shoqja ime në Itali. Unë jam shumë sociale dhe e afrueshme me të tjerët. Dikush do të ma marrë për dobësi, një tjetër për mënyrën më false. Aty ka qenë pjesa që jam afruar edhe me pjesën e kërcimit. Ishin moshatarët e mi që më dhunonin, i binte klasa e 8 i kisha librat e shkruara me dorë sepse nuk kisha mundësi që t’i blija. Unë sado që jam e fortë unë vuaja përbrenda”, u shpreh Melisa.

Meta pret Nuncin Apostolik Luigi Bonazzi: Të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit evropian! 0 6

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim Nuncin Apostolik, Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit, në dobi të ringritjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Mesazhi i Metës:

I lumtur të prisja sot Nuncin Apostolik Sh.T. Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale dhe t’i uroja suksese në misionin e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Vlerësova rëndësinë e këtij bashkëpunimi, në dobi të ringritjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian, si dhe shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë për njerëzit në nevojë, për përballimin e pasojave të COVID-19 dhe për rindërtimin e objekteve të besimit, arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Duke shprehur falenderimet për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku tregon për popullin shqiptar i kërkova Imzot Luigi Bonazzit t’i përcjellë Atit të Shenjtë përshëndetjet e ngrohta dhe sigurinë se Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shenjtorja Nënë Tereza qëndrojnë në themel të vokacionit të qartë europian të popullit dhe të vendosmërisë sonë të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit europian. 🇦🇱🤝🇻🇦

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)