
Ambasada shqiptare në Rusi ka shpërndarë një njoftim të ministrisë së Jashtme të Rusisë, ku bën me dijeni se çdo qytetar shqiptar që ndodhet në Rusi dhe i kanë mbaruar afatet e qëndrimitapo leja e qëndrimit, mund të vijojë të qëndrojë ose të kthehet në vendin e tij, pa pasur nevojë të rinovojë dokumentet.
Njoftimi thekson një dekret të Presidentit rus, Vladimir Putinit, i cili ka ndryshuar afatet e vlefshmërisë të dokumenatave në vijim: viza, leje qëndrimi e përkohshme, leje qëndrimi e përhershme, kartë e migracionit dhe vulat në të, pezullohen deri më 15.12.2020“>2020 .
Pra kush ka marrë ekspuls për t’u larguar apo i kanë skaduar dokumentet mund të rrijnë deri në 15 dhjetor pa problem. Ndërkohë kush do të kthehet pa tranzit nga Moska në Tiranë mund ta bëjë thjesht me pasaportën e udhëtimit. Në Rusi ka një sasi të konsiderueshme studentësh shqiptarë që ndjekin studimet në disa universitete të njohura të Federatës, edhe si pasojë e një programi busash që ambasada ndaj ndaj një numri studentësh shqiptar.
Por në Rusi, marrëdhënie ka Kisha Ortodokse, e cila operon ngushtë me Patriarkatën e Rusisë, por edhe kompani biznesi, megjithëse prej vitit 2015 Shqipëria zbaton saknsionet e BE-së ndaj Moskës, pas pushtimit të Krimesë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Federates Ruse njofton si më poshtë vijon:
Me Dekretin e Presidentit të FederatësRuse me nr. 580, datë 23.09.2020“>2020për ndryshimin e Dekretit të Presidentit të FederatësRuse me nr. 274, datë 18.04.2020“>2020, ndryshohen afatet e vlefshmërisë të dokumenatave në vijim: viza, leje qëndrimi e përkohshme, leje qëndrimi e përhershme, kartë e migracionit dhe vulat në të, pezullohen deri më 15.12.2020“>2020 (përfshirë).
Kohëzgjatja e largimit vullnetar nga FederataRuse e shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi, ndaj të cilëve është marrë vendimi për dëbim administrativ nga FederataRuse në formën e largimit të kontrolluar vullnetar nga FederataRuse, për refuzimin e hyrjes në Federatën Ruse ose shpalljen si person i padëshiruar për qëndrim (banim) në Federatën Ruse, gjithashtu zgjatet deri në datën 15.12.2020“>2020 (përfshirë).
Deri më 15.12.2020“>2020 (përfshirë), ndaj shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi (me përjashtim të shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi të liruar nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, ose të cilët kanë shkelur legjislacionin për kufirin shtetëror të FederatësRuse, ose të cilët janë kërcënim për sigurinë kombëtare të FederatësRuse, ndër to ndryshimi me forcë i rendit kushtetues të FederatësRuse, ose ndihma në kryerjen e akteve terroriste (ekstremiste) ose kryerja e tyre, si dhe veprime të tjera që mbështesin aktivitete terroriste (ekstremiste)), nuk merren vendime për dëbimin administrativ nga FederataRuse në formën e dëbimit të detyruar, për dëbimin ose transferimin drejt shtetit të huaj në përputhje me marëveshjen ndërkombëtare të FederatësRuse për ripranimin, vendimet për uljen e periudhës së qëndrimit të përkohshëm në Federatën Ruse, mbi heqjen e statusit të refugjatit, azilit të përkohshëm, mbi anulimin e vizave të lëshuara më parë, lejet e punës, patentat, lejet e qëndrimit të përkohshëm, lejet e qëndrimit të përhershëm, çertifikatat e pjesëmarrësit të programit shtetëror.
Me Dekretin e Presidentit të FederatësRuse me nr. 580, datë 23.09.2020“>2020, në Dekretin e Presidentit të FederatësRuse me nr. 274, datë 18.04.2020“>2020, shtohet pika sipas të cilës deri në 15.12.2020“>2020 (përfshirë), shtetasit e huaj lejohen të largohen nga FederataRuse drejt shteteve të shtetësisë së tyre (pa tranzit nëpër territorin e shteteve të tjera të huaja) në përputhje me dokumentat e tyre të identitetit, të cilat njihen nga FederataRuse edhe nëse afati i vlefshmërisë së tyre ka skaduar pas datës 14.03.2020“>2020.