Rusia paralajmëron Bosnjën: Po kërkuat anëtarësim në NATO, do të reagojmë! 0 29

Ambasada ruse në Bosnjë e deklaroi hapur se Moska do të reagojë nëse Bosnja ndërmerr hapa drejt anëtarësimit në NATO, pasi do të konsiderojë këtë si një akt armiqësor.

Bosnja ka kohë që ka shpallur integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian si objektiva strategjike.

Por, serbët e Bosnjës, të udhëhequr nga pro-rusi, Milorad Dodik, i cili aktualisht kryeson presidencën trepalëshe të vendit, duan që vendi të mbetet neutral dhe të qëndrojë jashtë aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

”Në rastin e afrimit praktik të Bosnjë-Hercegovinës dhe NATO-s, vendi ynë do të duhet të reagojë ndaj këtij akti armiqësor“, tha ambasada. Ajo shtoi se qëllimi i NATO-s është një “luftë kundër Rusisë” dhe anëtarësimi do ta detyrojë Sarajevën të marrë anë në “konfrontimin ushtarako-politik“.

Bosnja dhe Serbia janë dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë NATO-s, pasi Maqedonia e Veriut u anëtarësua në aleancë vitin e kaluar.

Rusia ka mbajtur prej kohësh një qëndrim kundër anëtarësimit të Bosnjës në NATO. Anëtari i presidencës kroate, Zeljko Komsiç dhe ai boshnjak Sefik Dzaferoviç, nuk pranuan të takonin ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov që vizitoi vendin në dhjetor, duke thënë se ai ka treguar mungesë respekti ndaj shtetit të tyre pas takimit të tij me zotin Dodik jashtë Sarajevës, pa asnjë flamur kombëtar të Bosnjës në sfond.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë, TIA: Karantina në Shqipëri nuk është detyrim për udhëtarët që vijnë nga Britania 0 8

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë pas një periudhë gjatë pezullimi të fluturimeve. TIA ndërkohë ka njoftuar disa pika që pasagjerët duhet t’i kenë parasysh

Në njoftimin e TIA-s nënvizohet ndër të tjera se të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:
1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.
2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit
3. Vërtetimi se se keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar.

4. PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.

5. Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.’

Zgjedhjet/ Basha: Kryeministri dështoi në betejën kundër drogës, Shqipëria burim kryesor i trafikimit të kanabisit në BE 0 6

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se kryeministri Rama ka dështuar në betejën kundër drogës.

Basha shprehet se nën drejtimin e Ramës, raportet ndërkombëtare e nxjerrin Shqipërinë si burim kryesor në trafikimin e kanabisit në BE.

foto galeri

foto galeri

“Edi Rama e ka cilësuar si një histori suksesi betejën kundër drogës. A ka qenë realisht e tillë?

Jo. Në raportin e fundit të Europol, Shqipëria cilësohet burim kryesor i trafikimit të kanabisit në BE”, shkruan Basha.